Tavo: Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më

0
127

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për situatën e pandemisë në vend duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Mesazhi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:

Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.

? Gjendje alarmante! Situatë dramatike me pandeminë.

? Spitalet janë plot me pacientë të infektuar me COVID-19.

? Mjekët dhe infermierët janë lënë të vetëm në përballimin e situatës, pa mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.

? Hapja e spitaleve të tjera për COVID-19 është mashtrim pasi nuk kanë bazën materiale dhe aparaturat e nevojshme. Nuk ka personel shëndetësor për të mbuluar nevojat. Ministria e Shëndetësisë ka mashtruar kur tha se kemi gati spitalet për COVID. Ky mashtrim duhet të dalë në dritë dhe të mbahen përgjegjës drejtuesit e saj.

? Ministria e Shëndetësisë gënjen dhe nuk bën transparencë për shtrimet!

? Vazhdoj apelimin për angazhimin e mjekut të familjes për përballimin e situatës, duke siguruar mjetet mbrojtëse për ta dhe trainim!

? Apel për të përgatitur spitalet rajonale për përballimin e ngarkesës rajonale, me qëllim shmangien e kolapsit total të sistemit.

? Apel për të plotësuar nevojat e reanimacioneve me aparatura.

? Të fillohet urgjentisht trajtimi me plazëm hiperimune. Është një shans që duhet tua japim të gjithë pacientëve që kanë nevojë.

? Duhet investim dhe jo propagandë dhe trainim i stafit e jo zgjerim i gjuhës gënjeshtare.

? I bëj gjithashtu apel qytetarëve të mbajnë maskat, distancën dhe higjenën e duarve.

? Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.

? Apeli i ekspertëve për strategji dhe për testime ka rënë në vesh të shurdhër dhe sot jemi në këtë situatë alarmante.

? Duhet një qeveri ekspertësh sa nuk është vonë!

? Qeveria e propagandës ka dështuar!

? Mashtrimi është e vetmja dhunti e saj – Ka mashtruar për çdo gjë deri më tani.

? Çdo ditë që kalon po na kushton jetë njerëzish.

? Ka të infektuar në të gjitha institucionet shtetërore madje edhe vetë në Kryeministri.
Rastet nuk tregohen e as ndiqen me transparencë.

? Pandemia është një e keqe e madhe për vendin por ata që po abuzojnë me këtë pandemi janë një e keqe edhe më e madhe!

VT

No photo description available.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here