Opozita e Bashkuar s’ka DYSHIM: Fitojmë zgjedhjet dhe i heqim shqiptarëve makthin me emrin “Rilindje!

0
187

EDITORIAL

Përtej të gjitha manovrave të Rilindjes për të mbajtur me pahir pushtetin, duket se fati i kësaj të fundit është i vendosur. Rama e ka mllefosur aq shumë këtë popull sa i ka ardhur në majtë të hundës me korrupsionin, krimin e mbi të gjitha varfërimin e skajshëm. Në 7 vite të sundimit rilindas, vendi ka shënuar rekordet më të larta të borxhit publik, emigrimit apo koncensioneve.

Mbi të gjitha Rilindja do të mbahet mend gjatë si ‘institucioni’ që vrau zgjedhjet. Votimet e mbajtura në vitin 2015 e më tej në 2017-ën, u vërtetuan përmes dosjeve “184” dhe “339” se tjetërsuan thelbësisht vullnetin e qytetarëve. Përmes lidhjes me krimin dhe duke përdorur paratë e kanabisit, Rilindja mundi të mbajë pushtetin.

Por në vazhdim e ka të kotë. Përtej zemërimit esktrem të popullit opozitar dhe në masë të elektoratit gri, edhe një pjesë e socialistëve e shohin shpëtimin e vetëm largimin e sektit rilindas nga PS për ta risjellë selinë rozë në traditat reale të saj. Manovra e kryeministrit me ndryshimet kushtetuese ku ndaloi koalicionet parazgjedhore, ishte një akt burracak që prishi rregullat e lojës të vendosur mbi bazën e një marrëveshjeje të firmosur nga të gjitha palët. Rama mendoi se me ndalimin e formulës së koalicioneve parazgjedhore, gjë e cila padyshim do ti siguronte një humbje turpëruese në zgjedhjet e ardhshme, do të mundësonte përcarjen e Opozitës së Bashkuar dhe do rriste shanset e veta për pushtet.

Por gaboi!

Opozita e Bashkuar nuk përçahet. Asnjë manovër nuk mund ta shpëtojë Ramën nga humbja e zgjedhjeve. Zemërimi popullor ka kapur majat. Opozita nuk ka asnjë dyshim në fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati Basha e konfirmoi këtë sot pas zgjedhjes së 4 anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë.  Ai tha se nga shtatori, PD nis fushatën për zgjedhjet e ndërsa pohoi me siguri se Opozita e Bashkuar do ti fitojë ato.

Po ashtu kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pohoi pak ditë më parë në një intervistë televizive se nuk ka asnjë dyshim në fitoren e opozitës së bashkuar në zgjedhje. Ajo tha se nga sondazhet e brendshme të LSI, 85% e shqiptarëve nuk e votojnë kryeministrin Edi Rama, ndërsa 55% do të votojnë opozitën e bashkuar.

Ndërkaq burime të besueshme brenda PS-së flasin për sondazhe katastrofike për Rilindjen. Ishijn pikërisht rezultatet e këtyre sondazheve të brendshme që e detyruan Ramën të marrë hapin e marrë të shkeljes së marrëveshjes së 5 Qershorit, me synim ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Kryeministri është i tmerruar nga bashkimi i Opozitës dhe aty sheh në pasqyrë humbjen e sigurt të pushtetit, qoftë me apo pa koalicione parazgjedhore. Nuk ka formulë dhe manovër që e shpëton Ramën dhe Rilindjen nga gjykimi popullor në zgjedhje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here