Intervista e Eqrem bej Vlorës në 1913: Ja si do të jetë organizimi i ardhshëm administrativ i Shqipërisë…

0
186

La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën asokohe të nënkryetarit të Këshillit të Shqipërisë, z. Eqrem bej Vlora, mbi organizimin administrativ të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 10 shtator. – Nënkryetari i Këshillit të Shqipërisë (Senatit), Eqrem beu dha një intervistë për “Korrespondencën e Shqipërisë” mbi organizimin e ardhshëm administrativ të shqiptarëve:

“Në Principatën tonë të re, nuk do të ketë fe shtetërore. Administrata do të organizohet në njërën pjesë të vendit sipas traditave të vjetra shqiptare, në tjetrën sipas ligjeve turke.

Në të gjitha mjediset kompetente, bëjmë përpjekje për të futur civilizimin perëndimor në Shqipëri. Ne duam ta qeverisim dhe administrojmë Shqipërinë në një mënyrë moderne dhe liberale.

Sa i përket kryeqytetit, do të zgjedhim Elbasanin ose Tiranën; qytetet si Shkodra, Vlora dhe Durrësi janë shumë afër kufirit ose detit. Shqipëria do të jetë një shtet neutral.

Ne do të përpiqemi të krijojmë një xhandarmëri e cila do të duhet të përbëhet nga tri lloje trupash : këmbësoria, kalorësia dhe seksioni i mitralozëve në zonat malore. Kjo xhandarmëri mund të sigurojë bërthamën e një ushtrie të ardhshme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here