GAZETA GJERMANE / Isa Boletini, shpirti i kryengritjes shqiptare, shefi jozyrtar i saj, pronar , patriak që nuk hasim më në Shqipëri…

0
129

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Prill 2020

 

“La France” ka botuar, të martën e 3 majit 1910, në ballinë, shkrimin e gazetës gjermane “Le Nouvelliste de Hambourg” në lidhje me revoltën (kryengritjen) shqiptare dhe udhëheqësin e saj Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Revolta e shqiptarëve

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Berlin, 2 maj.

 

“Le Nouvelliste de Hambourg” merr nga Kostandinopoja informacionin e mëposhtëm për revoltën shqiptare :

 

Shpirti i kryengritjes është shefi i fisit mysliman Isa Boletini, i quajtur Boletinatz ose Bolietinatz, shefi më i rrezikshëm i brigandëve në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk është shefi zyrtar i revoltës, pasi që prej vitit të kaluar fshihet nga një dënim i dhënë në mungesë paraqitjeje. Por është ai që ngre banorët, u siguron armë dhe drejton lëvizjen.

 

Boletini nuk është një brigand vulgar. Ai është një nga ata pronarë të mëdhenj të tokave, gjyqtarë, patriarkë, të cilët ne nuk i hasim më në Shqipëri. Çdo fis i Shqipërisë së Epërme (Sipërme) përbën, ende dhe sot një shtet në vete, ku në krye të të cilit gjendet “Bajraktari”. Por fuqia e tij është e kufizuar, nga “kuvendi” ose asambleja e shteteve (fiseve), e cila ka një zë vendimtar në të gjitha pyetjet kryesore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here