Ngërçi politik në Kosovë, analistët: Presidenti të zgjidhet nga populli

0
125

Analistë në Kosovë propozojnë që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli. Sipas tyre, edhe ngërçi aktual politik po ndodh për faktin se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të bien dakord për postin e Presidentit.

Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë për demokracinë kosovare. Por për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Mediat në Kosovë citojnë analistë të ndryshëm të cilët fajësojnë pikërisht mos rënien dakord për emrin e presidentit, për ngërçin politik aktual në vend. Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, tha se praktika e zgjedhjes së Presidentit nga marrëveshja e koalicionit duhet të ndryshojë. Madje ai e konsideron si ofendim elektoral që të shtrohet kjo çështje në një tryezë, pasi sipas tij, kjo temë ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e Qeverisë.

Gjithashtu edhe analisti Artan Murati ka ndarë të njëjtin mendin duke theksuar se zgjedhja e Presidentit aktual nuk garanton konsensus. Ai thotë se duhet të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 muaj pas zgjedhjeve ende nuk kanë arritur që të bien dakord për qeverisur vendin, peng i kësaj marrëveshje ka mbetur edhe posti i kreut të shtetit.

/abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here