Vrasja në Kavajë, flet nëna e Marsidës: Se kuptoj pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon?!

0
117

Marsida Qatja është vajza e cila u bë mollë sherri në vrasjen e Dritan Haxhollit dhe plagosjen e efektivit të policisë Bledar Toçit. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe nëna e Marsidës, e cila shprehet se lajmet që thuhen në media për vajzën e saj janë të pavërteta.

Në një intervistë për FaxNews nëna e Marsidës thotë gjithashtu se motra e kësaj të fundit nuk duhet përfshirë në këtë ngjarje ndërsa nuk i kursen kritikat për të bijën që futi në banesë Dritan Haxhollin pavarësisht se e kishte denoncuar 4 ditë më parë.

Ajo deklaroi:
Versionet tamam ua japin gazetarët, meqë futën edhe gocën tjetër në këtë ngjarje, jo po ka dashnor s’ka dashnor. Unë s’kam nevojë më, vajzën time të dytën e njeh gjithë Kavaja se kush është. Unë nuk di gjë, të vërtetën e dinë ata që ju ka ndodhur. Jam shitëse buke, një gjë që nuk e di nuk kam pse e gjykoj. Ka 4 ditë që (Marsida) ka lajmëruar policinë se e kërcënon. Pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon? Kam një vajzë të sëmurë që merr serum… Pavarësisht se ka rënë në një familje që e ka përkrahur shumë (flet për Marsidën), ajo nuk ka punuar asnjëherë, ka rritur vetëm djalin në shtëpi, nuk di pse e përfshijnë vajzën tjetër që kam në shtëpi”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here