Reagon Spaho: Nuk ka koalicion midis PD-PS! Largimi i Ramës, kusht për reformën zgjedhore

0
118

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho thotë se opozita e ka kusht largimin e Rames për zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme.  “Të hysh në një ndërmarrje tjetër me Ramën Kryeministër, është t’i shkaktosh vetes një dëm që do të ketë efekte në zgjedhje”.

Për krizën, nënkryetari Edmond Spaho hedh poshtë zërat për negociata mes palëve. Ai kundërshton edhe idenë e një koalicioni qeverisës PS-PD. “Nuk kemi kërkuar koalicion PS-PD, është i dëmshëm”.

Kundër një koalicioni qeverisës PS-PD u shpreh edhe ish-kryeministri Berisha pak ditë më parë në emisionin “Opinion”, duke e cilësuar një dështim për demokracinë dhe sistemin politik, si dhe zhgënjim për njerëzit.

Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here