“Fundin e ka të sigurt si një diktator i rrezikshëm”, Lubonja: 30 qershori, kalim pragu për Ramën

0
130

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të cilat mazhoranca është e vendosur t’i mbajë me çdo kusht, pavarësisht se Presidenti e ka çdekretuar si datë, analisti Fatos Lubonja bën një parashikim.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Lubonja tha se me mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, kryeministri Rama po e kalon pragun. Ai parashikoi një “fund prej diktatori” për kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se regjimet rrëzohen, nuk luftohen.


“Ajo që pritet të ndodhë më 30 qershor është provë se e ashtuquajtura reformë në drejtësi me gjykatës të pavarur është blof, mashtrim, vetëmashtrim i shqiptarëve. Opozita ka bërë mjaft përsa i përket denoncimit, por të denoncosh dhe të zbulosh krime nuk është e mjaftueshme. Mund të ndërtohen regjime kur ti zbulon krim, dënohesh ti që i zbulon. Edhe në rastin tonë regjime rrëzohen nuk luftohen me mjetet e vetë regjimit. Mund të presësh me durim deri sa ata të nisin të hanë njëri-tjetrin, por edhe kësaj nuk i dihet. Unë them që 30 qershori është kalimi i pragut për Edi Ramën”,- tha Lubonja.

Po sipas analistit, Ramës do t’i vijë një ditë fundi. “Fundin e ka të sigurt si një diktator i rrezikshëm”,- vijoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here