“Shqipëria proteston!” Holanda rikthen vizat, “rrëshket” Balla: Mos na pengo të shkojmë në BE

0
135

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste, lidhur me protestën e opozitës. Ka qenë pikërisht kryetari i grupit parlamentar, Balla, i cili ka postuar një status në rrjetet sociale. Ai i bën thirrje kreut të PD-së, të ndalë dhunën dhe të mos ndalojë integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtojmë, se ditën e djeshme, Balla premtoi se PS do të fitojë 61 Bashki dhe do të integrojë Shqipërinë në BE.

Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.

Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!

Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë“, shkruan Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here