Aksident tragjik, humb jetën punëtori 32-vjeçar…

0
144

Një punëtor 32-vjeçar ka humbur jetën sot në Rrugën e Kombit teksa po punonte në zonën e Uzinës në Kukës në kompaninë e dublimit të urave.

Viktima quhet Alfred Frroku, 32 vjeç, punëtor në këtë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme, në një pjesë të këtij aksi rreth 6 kilometra nga qyteti i Kukësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke hetuar për shkaqet e këtij aksidenti në punë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 20.03.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here