Gallata, trajtuar si eksperiment shoqëror. ‘Deputeti denoncon veten për vjedhje sanduiçi dhe dorëhiqet!’

0
108

Kolegët në Këshillin parlamentar kishin kujtuar se ishte fjala për ndonjë barcoletë të pakripë.

– Deputeti i i Kuvendit të Sllovenisë ka dhënë dorëheqje nga ky post vetëm pak orë pasi u ka treguar kolegëve të vet pa fshehur gjë se kishte realizuar “një eksperiment shoqëror”, duke shmangur arkën e shitore aty afër ndërtesës së Parlamentit, ku kishte marrë një sandviç, raportojnë mediat.

E gjitha kishte nisur të mërkurën, kur deputeti i partisë së kryeministrit, Darij Krajçiç, gjatë debatit në Këshillin e Kuvendit rreth mekanizmave të kontrollit të produkteve ushqimore, duke dashur ta kthjellë atmosferën, tha se mekanizmi i kontrollit ndikon mirë nëse të gjithë i përmbahen, por mbikëqyrjes gjithmonë i ikë nga diçka dhe mendimin e tij e ilustroi me një anekdotë bizare, raportojnë mediat e atjeshme.

Ai tha se po e denonconte vetveten publikisht meqë në shitoren aty afër kishte “përvetësuar një sandviç” dhe i pavërejtur kishte shmangur arkën.

“Prita të paguaj, sigurisht disa minuta, por atje në pult ata po bisedonin, ndërsa mua askush nuk ma vari kujdesin. Për këtë shkak unë dola pa paguar. Dhe askush nuk më ndoqi ndonëse ka aq shumë videokamera për mbikëqyrje”, ka thënë Krajçiç, që është doktor i pylltarisë dhe docent në Universitetin e Lubjanës, i cili para kësaj kishte drejtuar Entin Shtetëror për Mbrojtjen e Natyrës.

Ndonëse para gazetarëve kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mahi por për një vjedhje të vërtetë virtuale, përkatësisht “eksperiment shoqëror” dhe se më vonë e kishte paguar sandviçin dhe se u kishte kërkuar falje arkëtarëve të shitores, Krajçiç vetëm pak orë më vonë bëri publike se ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit. Dorëheqja është miratuar, ndërsa në Kuvend do ta zëvendësojë një anëtar tjetër i partisë së kryeministrit slloven.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here