Diplomati i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjet europiane jep dorëheqjen

0
116

Sipas mediave amerikane, thuhet se Diplomati i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjet europiane Wess Mitchell, paraqiti arsyet e dorëheqjes në një letër, të cilën ia dorëzoi Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo më 4 janar.

41-vjeçari do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 15 shkurt, raporton The Washington Post

“Besoj se ka ardhur koha që të kaloj më shumë kohë me familjen time, të cilët kanë kaluar shumë ditë pa mua gjatë disa muajve të fundit”, tha Mitchell në një intervistë, ndërkohë që theksoi se dorëheqja e tij nuk është një protestë e politikave të administratës apo drejtimit të politikës së jashtme, ndërkohë që vlerësoi udhëheqjen dhe vizionin e Pompeo.

“Jam plotësisht mbështetëse ndaj tij, për punën që po bën, për ekipin udhëheqës këtu, por unë ndihem sikur kam bërë atë që kam ardhur për të bërë. Fëmijët e mi kanë një kërkesë më të madhe për kohën time tani, sesa publiku”, shtoi diplomati.

Në shtator të vitit 2017, Mitchell u bë sekretari i parë ndihmës i shtetit në administratën e Donald Trump konfirmuar nga Senati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here