Standard.al

Bllokojnë dyert e Fakultetit. Deklaratë e fortë nga studentët: Ngujim deri në…

0

Bllokojnë derën me karrige, studentët e Ekonomikut nuk lejojnë punonjësit e administratës të futen në fakultet.

Studentët po vijojnë protestën e tyre duke bojktouar mësimin dhe duke u ngujuar nëpër fakultete, ku shprehet te vendosur se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave.

Ditëne  sotme mësohet se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Studentët kanë kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.