Arrestohet ‘biznesmeni’ për ndërtim pa leje dhe me para ‘të pista’

0
139

Burimet zyrtare bëjnë ët ditur se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u  bë arrestimi i Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03. 12. 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal  të Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku  ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Të njëjta burime saktësojnë se, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor  bënë të mundur  dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr. 1169 datë 29. 11. 2018, për objektin 10-katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here