Buxheti i 2019/ Konfirmim i dështimit në Shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe zhvillimin ekonomik të vendit

0
120

 

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në qytetin e Shkodrës ka komentuar diskutimet për buxhetin e vitit 2019.

Kryemadhi tha se nëpërmjet këtij buxheti, Rilindja do tu vjedhë shqiptarëve edhe 100 milion euro të tjera nëpërmjet taksave, për tua dhënë këto para koncensionarve dhe oligarkëve të Rilindjes. Kryemadhi tha se ky buxhet që vjedh paratë e shqiptarëve thjesht do pasurojë xhepat e oligarkëve, dhe nuk do të bëj asgjë për qytetarët, për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“ Diskutojmë dhe shikojmë teatro  në televizion nëpërmjet  komisioneve te ashtuquajtura komisione tashmë të Kuvendit të Shqipërisë që vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk është por është Kuvendi i Rilindjes së krimit, sesi bëhet debat për buxhetin. Për atë buxhet që shqiptarëve ju vjedh vetëm për  2019 edhe 100 milionë të tjera euro nga taksat e shqiptarëve për tua dhënë koncesionarëve, të cilët janë klientët apo dhe frekuentuesit e Kryeministrit sharlatan Edi Rama. Shikojmë një buxhet që iu vjedh paratë qytetarëve shqiptarë për ti dhënë te ashtuquajturës shëndetësi falas.

Jam e bindur që pjesa më e madhe e juaja nëse trokisni në dyert e spitaleve apo ambulancave do të shikoni që shëndetësia falas është thjesht një slogan i trilluar, Është thjesht një utopi, por vetëm shëndetësi falas nuk është, është shëndetësia më e shtrenjtë që kanë paguar shqiptarët në këto 27 vite tranzicion, nuk po flas më për arsimimin që po kthehet në de arsimim të brezit të ri, nuk po flas për vendet e reja të punës të cilat i janë premtuar shqiptarëve mbi 300 mijë, por në fakt nuk kemi 300 mijë vende të reja pune, por kemi 400 mijë shqiptarë të shpërngulur, nuk po flas për infrastrukturën që çdo ditë rëndohet sepse ka një strategji mbrapa kësaj infrastrukturë për tu dhënë me koncesion të drejtpërdrejte në mënyrë të tillë që të pastrohen paratë e drogës dhe të krimit të organizuar me të ashtuquajturin infrastrukturë, nuk po flasim më për zhvillimin e ekonomisë apo nuk po flas më për sigurinë e vendit dhe rendit në qytetet që ne po jetojmë” tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here