Basha-Veliajt: Shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës…

0
136

Për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.

Lideri i PD-së shkoi pranë banorëve ku zhvilloi me ta një bashkëbisedim, ndërsa nuk kurseu sulmet për qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Basha tha se gjatë këtyre ditëve pas hetimeve që kreu opozita u konstatuan disa shkelje ligjore. Ai tha se projekti ishte i paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk ka pasur garë për të. po ashtu kryedemokrati Basha, teksa u ngacmua nga gazetarët për deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj se deputetët e PD ishin shpellarë, ai tha se; “S’merrem me një njeri që e ka shpirtin më te zi se plehrat e Sharrës”.

“Arsyeja e këtij takimi ishte për të biseduar për disa fakte tronditëse. E vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është; rezistenca e banorëve. Rezistenca e tyre mbështetet në Kushtetutë. Pas një hetimi disaditor disa fakte dolën në dritë. Projekti është i paligjshëm. Një inxhinieri i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt të kësaj unaze dhe e ka paraqitur me një projekt si autostradë dhe jo si projekt i një rruge qyteti. E dyta është skema korruptive pa ko konkurrencë. 40 mln euro pa garë. Projekti është i pangishëm, pasi që të krijohet një projekt i tillë ai duhet të miratohet nga pushteti vendor”, tha Basha.

Kujtojmë se prej ditësh banorët protestojnë dhe në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë kanë bllokuar edhe rrugën. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here