Rama injorant… Në panik nga i cili s’do të mund të dalë thjesht si shahist

0
146

Nga Kastriot Islami

Rama është injorant në shah. Kështu ka qenë si piktor. Aq më rëndë ka qenë si basketbollist. Dhe injorant fare është si njohës i Kushtetutës e ligjeve. Sepse Rama e urren Statutin e partisë që është dokumenti bazë ligjor i funksionimit të partisë. Se Rama urren Kushtetutën e Republikës që është dokumenti themelor i funksionimit të shtetit ligjor demokratik. I quan ato të dyja copa letrash pa vlerë dhe që ai mund ti bëjë si ti ketë qejfi dhe mund ti grisë sa herë të dojë.

Sepse në realitet Rama urren rregullat e lojës dhe është tërësisht i paaftë të menaxhojë partinë e shtetin bazuar në rregulla ligjore. Dhe përveç se është i paaftë vetë, ai për shkak të kompleksit të inferioritetit mban rreth vetes injorantë më të mëdhenj se ai vetë, mban rreth vetes vetëm servilë që e lajkatojnë dhe të cilët ai mund ti ndërsejë lehtësisht të shajnë e sulmojnë kundërshtarët e tij. Prandaj Rama ka shkatërruar krahas Statutit e Kushtetutës edhe rregullat e konkurrimit sipas meritës, vlerave dhe integritetit. Dhe kjo shpjegon përse aktualisht Rama është një Ali Baba i rrethuar nga 40 matrioshka ruse, manenikë në duart e tij, që shumica janë ose injorantë, ose pa shkollë e me diploma fallse, ose kriminelë e trafikantë, ose mashtrues e hajdutë fondesh e licencash…

Kjo shpjegon përse Rama edhe pushtetin në PS e “bleu” me lejet e ndërtimit të Bashkisë dhe zgjedhjet e përgjithshme i fitoi duke blerë vota me paratë e pista të korrupsionit dhe duke kërcënuar votuesit me individët me rekorde kriminale që së fundmi e kanë marrë peng dhe po i  hanë kokën.

Kështu, për shkak të kësaj mendësie dështoi në qeverisje e cila mund të konsiderohet qeverisja më e turpshme në 100 vitet e fundit. Dështoi me të gjithë ministrat që i zgjodhi jo mbi bazën e meritës e vlerave por vetëm se plotësonin kriterin e servilizimit e të klientelizmit, të gjithë memecë para tij dhe sharës e shpifës përballë kundërshtarëve. Kështu zgjodhi edhe deputetët, kështu shumë nga kryetarët e bashkive, kështu të gjithë drejtorët e rëndësishëm, kështu së fundmi edhe gjyqtarët e prokurorët.

Pra thënë  shkurt e troç, Rama, që urren rregullat e lojës, ndërtoi një ekip matrioshkash ruse që kanë dy cilësi të përbashkta, mediokritetin e klientelizmin. Kështu, me këto mendësi dhe tinëzisht shkatërroi sistemin e drejtësisë pasi kishte hedhur në erë parimin e kontrollit dhe ballancës (check and balance) duke e lënë së fundmi vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë dhe menduar se vetëm kështu mund të qeveriste pa asnjë kontroll kushtetues dhe do të mbretëronte gjatë.

Po këtë radhë përballë Metës, sharra i ngeci në gozhdë, dhe ra brenda në kurthin që krijoi po vetë. Tani që i duhet Gjykata Kushtetuese për të provuar se Dekreti i Metës është antikushtetues nuk ka ku të shkojë se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, ndonëse për të qenë të saktë, vendimi i Metës është jo vetëm në përputhje me Kushtetutën por edhe i mirëmënduar.

Rama, injorant në çështjet ligjore, për më tepër ka larguar edhe ato pak ekspertë ligjorë që kishte gjetur në PS duke i zëvendësuar ata me “matrioshka” servile që i japin vetëm justifikime ligjore për marrëzitë e tij politike dhe nuk i ka mbetur qoftë edhe një jurist që ti thotë të vërtetën profesionale dhe ta frenojë që të mos futet në kurthet idiote që ka ngritur ai vetë me ligësinë e tij kundër të tjerëve.

S’ka asnjë jurist që ta mësojë se kjo që po bën në rastin e LLeshit është idiotizëm ekstrem dhe për më tepër po turpëron edhe “gjeneralin” i cili ka pranuar të kthehet në një matrioshkë ruse në duart e tij. Sepse është e turpshme për “gjeneralin” që ende mban gradat e një ushtaraku aktiv e pasi është turpëruar duke mos u emëruar si ministër pranon që emri i tij të luhet si zëvëndës ministër sikur të ishte një matrioshkë ruse njëlloj si ato deputetet budallaçka që ngrihen e flasin në seancë pasi ju nis Rama një mesazh.

Dhe Rama, injorant në shah, del dhe thotë se do të vazhdojë të luajë shah, ndërkohë që se ka haberin fare nga shahu dhe për më tepër si fil ka një matrioshkë ruse, si damë që pret të përdorë në vend të filit ka një matrioshkë tjetër ruse që e mban nën mëngë…Rama po luan si një shahist i dështuar sic ka luajtur gjithnjë me veten e tij dhe tani luan vetëm matrioshkat ruse që i ka zgjedhur pa pyetur askënd dhe që kërkon ti përdorë pa pasur asnjë ide sesi luhet shah…Dhe kërkon të fitojë lojën ndërkohë që është i rrethuar vetëm nga matrioshkat ruse…Dhe cili është rezultati?  Rama është shah-mat…Është në panik e qorroskak nga i cili s’do të mund të dalë thjesht si shahist

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here