Bashkia e Lali Erit shkatërron edhe të vetmen pedonale të Tiranës!…

3
524

Qeveria ka vendosur të shndërrojë pedonalen në rrugën ‘Murat Toptani’—e para dhe e vetmja në Tiranë— në rrugë kalimi për automjete. Bashkia Tiranë e ka marrë këtë vendim me qëllim përgatitjen e zonës për ndërtimet e pritshme të kompanisë Fusha shpk. Ky vendim konfirmohet nga shpallja e Bashkisē Tiranë për një tender për “rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani”, që në fakt do jetë për punimet për kthimin e pedonales në rrugë me asfalt për kalimin e makinave. Rruga do të ketë gjerësinë e gjurmës ekzistuese prej 5 metrash dhe do të ketë një korsi të kushtuar për autobuzë dhe një korsi për trafikun tjetër.

Për të realizuar ndërtimet masive në zonën përgjatë gjithë pedonales, Fusha shpk ka nevojë për rrugë aksesi për futjen e makinave të transportit dhe mjeteve të tjera të ndërtimit në kantjer. Këtë akses do ta garantojë ligji që shumica socialiste miratoi pardje për godinën e teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave më së shumti në tokën publike që do t’i falet nga qeveria. Në nenin 8 të ligjit shkruhet se:“pala shtet merr përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe servitudet e kalimit që i garantojnë hapësira funksionale, rrugë kalimi, akses publik.”

Por Bashkia Tiranë nuk ka pritur as miratimin e ligjit dhe është ngutur të bëjë sa më parë rrugën me kosto të taksapaguesve, duke prishur një nga pjesët urbane më të preferuara të qytetit. Ajo u përurua si pedonale më 10 tetor 2011. Restaurimi dhe rehabilitimi i saj u realizuan me ndihmën e fondeve të BE-së. Pedonalja “Murat Toptani” si gjurmë rruge ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike. Ajo përshkon disa objekte monumentale që e bëjnë atë mjaft historike, si Kalanë e Tiranës, selinë e Akademisë së Shkencave, lulishten që mund të konsiderohet lulishtja e parë e vendit të quajtur lulishtja popullore, Bibliotekën e vjetër Kombëtare dhe ndërtesën e Të Përndjekurve Politikë për të përfunduar tek Ura e Tabakëve. Por mania korruptive e Lali Erit dhe e Ustait të tij nuk ndalen përpara shkatërrimit të këtij aseti të qytetarëve të Tiranës..

===

 

Kriptovalutat mund të vijnë nga Turqia në Shqipëri

 

Ata që ndjekin zhvillimin e kriptovalutave si Bitcoin e shohin se pas rritjes galopante të çmimeve në fillim të këtij viti dhe kolapsit pasues, tendenca tani është pak a shumë një këmbim stabël i tyre. Kjo tendencë në Turqi mund të prekë edhe rajonin e Ballkanit, e më tepër Shqipërinë ashtu si edhe telenovelat që iu servilen shqiptarëve. Shifrat e raportuara nga mediat tregojnë se gjatë çmendurisë së 2017-ës, bitkoin u rrit me më pak se 2.000 dollarë, duke arritur një kulm prej rreth 20.000 dollarë në fillim të 2018. Pastaj pati një rënie drastike dhe që nga marsi i këtij viti vlera e bitkoin luhatet afërsisht nga 6,000 dollarë në 8,000 dollarë.

Ata që blenë para tetorit 2017 janë ende pak a shumë pa humbje. Ata që investuan në kriptovalutaa ndërmjet nëntorit 2017 dhe janarit 2018, përballen sot me humbje të konsiderueshme. Por çfarë popullariteti ka bitkoin dhe kriptovalutat e tjera për çdo vend? Tabela e statistikave bazuar në një studim të Ing në qershor të vitit 2018 në Evropë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara – tregon se italianët nuk janë sigurisht ndër pronarët më të mëdhenj të kripto-monedhave.

 

Rreth 8% e italianëve pretendojnë të kenë bitkoin dhe / ose kriptovaluta të tjera. Një përqindje e krahasueshme me Mbretërinë e Bashkuar (6%), Gjermania (8%) dhe Shtetet e Bashkuara (8%). Shifra e habitshme është ajo e Turqisë: sipas sondazhit, 18% e të anketuarve thanë se kishin bitkoin ose kriptovaluta të tjera. Kjo është përqindja më e lartë ndërmjet vendeve të anketuara. Kjo mund të jetë një ide për presidentin turk Erdogan nëse kriza e lirës turke vazhdon: vini bast në një kriptovalutë turke. Të mos habitemi kur, si pasojë e vëllazërimit Rama-Erdogan, kriptovalutat të vërshojnë edhe në vendin tonë…

 

 

Harrohet premtimi për dhënien e statusit të naftëtarit

 

Dhënia e Statusit të Naftëtarit duket se po ecën me ritme të ngadalta, duke qenë se nga hyrja në fuqi e ligjit, vetëm 14% e punonjësve të naftës dhe gazit që kanë aplikuar, kanë arritur të pajisen me dëshmitë përkatëse. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë këtij dikasteri kanë mbërritur 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë, ndërkohë që sipas listave të publikuara nga ky dikaster rezulton se dokumentin e kanë marrë 1487 prej tyre.

Ministria deklaron se përfitues janë 1800 aplikantë, por emrat e tyre nuk janë reflektuar në listat që publikon ky dikaster. Ligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit” ka hyrë në fuqi që në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërkohë që ai parashikon një sërë përfitimesh, për ata naftëtarë që do të arrijnë të pajisen me dëshminë përkatëse. Më konkretisht, personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që janë të papunë, përveç përparësisë në punësim, kanë të drejtën e një përfitimi financiar , i cili, në asnjë rast nuk mund të jetë më i vogël se 80 për qind e pagës minimale në shkallë vendi.

Po ashtu, edhe personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që, pas hyrjes në fuqi të ligjit, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, gëzojnë përparësi në punësim dhe përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje, sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por jo më pak se 80 për qind të pagës minimale në shkallë vendi dhe jo më pak se tre vjet.Ndërkaq, dhe vetë naftëtarët kanë shprehur pakënaqësi për ecurinë e procesit, ndërsa mëngjesin e së premtes një grup prej tyre kanë protestuar para prefekturës së Qarkut Fier, duke kërkuar përshpejtimin e tij.

 

==

1 minion euro të tjera për ristrukturimin e godinës së Transporteve

 

Godina e ish Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës do të rinovohet së shpejti. Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurat e tenderimit për restaurimin e godinës që ndodhet në qendër të qytetit, e cila daton që nga viti 1937. Fondi limit i akorduar për këtë investim kap vlerën e 113.3 milionë lekë, ku për vitin 2018 fondi i vënë në dispozicion është mbi 81.6 milionë lekë. Projekti parashikon ndërhyrjet e nevojshme që do të bëhen kryesisht në drejtim të përforcimit të strukturës së godinës me qëllim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e qendrueshmërisë së saj.

Grafiku i punimeve përfshin restaurimin, adaptimin e zyrave, ambienteve të përbashkëta si dhe rinovimin e pjesës së pasme të fasadës. Ndërhyrjet rehabilituese në fasadat e pjesës së jashtme dhe ato të oborrit të brendshëm do të sjellin në gjendjen e mëparshme pamjet dhe të gjithë elementët arkitektonikë. Po ashtu, do të bëhet instalimi i sistemit të ndriçimit për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë ndërtesën, si dhe do të zgjidhet njëkohësisht edhe problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe ai i ngrohje-ftohjes dhe ventilimit përmes instalimit të rrjeteve përkatëse.

Punimet për këto ndërhyrje janë planifikuar të përfundojnë në një afat prej 8 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me fituesin e garës.

 

====

Çfarë sjell dështimi i të ardhurave nga bashkitë e vendit?

 

 

 

Një ditë pas publikimit të një raporti mbi të ardhurat e bashkive, të cilat në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë pësuar rënie të theksuar, ekspertët e fushës rendisin shkaqet kryesore si dhe pasojat e kësaj situate. Sipas Agron Haxhimali-t, që është kreu i Shoqatës së Bashkive, shkaqet janë të shumta, por ajo çka duhet të theksohet, mbetet fakti se qytetarët me këtë ritëm po humbasin sigurinë ekonomike e sociale. Nga ana tjetër, ai e konsideron si një lajm shumë të keq faktin, se bashkitë nuk po mbledhin dot të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, çka për të, lidhet me nivelin ekonomik shumë të dobët të familjeve, mungesën e kapaciteteve të bashkive, klimën politike jo stabël dhe jo premtuese apo edhe “rënien në gjumë” të bashkive, duke qenë se ky është viti i fundit i mandatit të kryebashkiakëve.

Sipas Haxhimalit, ky nivel të ardhurash do të përkthehet në më pak shërbime ndaj qytetarëve, por nga ana tjetër, ata do të fitojnë kulturën e mospagesës së taksave e tarifave vendore, çka për pushtetin lokal është një barrë shumë e rëndë. Të ardhurat e grumbulluara nga 61 bashkitë e vendit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rezultuan me rënie të theksuar, ku taksa e ndërtesës ishte ndër më të “dështuarat”.

Bashkitë kanë mbledhur më pak të ardhura nga tarifat vendore, nga sa ishte parashikuar. Cili është shkaku i kësaj situate? Lajm aspak i mirë. Aspak i mirë për qytetarët, pasi njihet parimi “taksa të paguara, shërbime të përfituara”, pra qytetarët nuk do marin shërbimet që kërkojnë. Por është një lajm i keq edhe në aspektin administrativ. Pra kapaciteti i mbledhjes së taksave dhe tarifave nuk është në nivelin e duhur.

Pse ka ndodhur kjo?

Për mua është e pritshme dhe e kam parashikur disa muaj më parë duke iu referuar raportit të 3-mujorit të parë, ku shifrat nuk tregonin bindje për ecuri pozitive. Kjo ka disa arsye, e para: Fenomene të tilla te ne ndodhin kur mendojmë se jemi në vitin e fundit të mandatit dhe kurba e fuqisë administrative e pushtetit shkon në zbritje. Kuadri ligjor me mangësi dhe i paplotë që favorizon bashkitë në kryerjen e funksioneve. Një tjetër shkak, lidhet sidomos me nivelin e taksës së banesës, ndryshimi i ligjit të taksimit të pasurisë, si dhe ndërhyrjet për ndryshime në mes viti dhe ndërhyrjet me deklarata se taksa do mblidhet nga 1 prilli, sdo mblidhet pas 1 prillit, shtyhet pa afat, fillon me 1 janar 2019 etj, çka vunë në vështirësi zyrtarët e bashkive, por krijuan dhe mjegull që favorizon dhe ndikoi negativisht. Shkak tjetër është edhe klima politike jo stabël dhe jo premtuese. Por këtu ka dhe nje argument, që edhe pse renditet i fundit, është shkaktar i parë: Niveli ekonomik i familjes shqiptare, varfëria. Nuk përjashtohet si shkak edhe ai i kapaciteteve vendore për të administruar mirë tërë sistemin vendor të taksave dhe tarifave. Por dhe bashkëpunimi nderinstitucional është i vakët fare.

Cilat do jenë pasojat?

Pasojat janë drejtpërdrejt me sasinë dhe cilësinë e shërbimeve që do marin qyetarët. Por pasoja të tjera mund të jenë të lidhura me krijimin e kulturës mospaguese dhe mosmbledhëse sa herë afrohemi në zgjedhje, dhe kjo na mban në një ekonomi në stanjacion dhe një zhvillim lokal pa zhvillim. Kjo e ndërthurur dhe me nivelin e të ardhurave qëndrore, bën që qytetarët jo vetëm të mos marin shërbime por humbasin sigurinë ekonomike dhe sociale. Ky problem për mua është shumë më i madh.

Reforma

Një nga synimet themelore të reformës Administrative dhe Territoriale që nisi zbatimin në vitin 2015 ishte ulja e shpenzimeve administrative dhe operacionale nga reduktimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore nga 373 komuna dhe bashki në vetëm 61 bashki. Fondet e kursyera do të mund të përdoreshin më pas për më shumë investime publike nga vetë bashkitë. Duke zhveshur fondin e pagave të pushtetit vendor nga shpenzimet për funksionet e reja që iu dhanë bashkive në kuadër të decentralizimit, shpenzimet për paga të vendorëve janë rritur në gjashtëmujorin e parë 2018 rreth 23 për qind krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2014, një vit para se të nisi zbatimi i reformës.

Sipas të dhënave zyrtare në gjashtëmujorin e parë 10.4 miliardë lekë, nga kjo shumë 3.7 miliardë ishin fonde që ju dhanë bashkive prej transferimit të funksioneve të reja. Pa funksionet e reja bashkitë shpenzuan 6.7 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë 2018 nga 5.4 miliardë lekë që harxhuan në gjashtëmujorin e parë 2014, me një rritje 23%.

Ndër përbërësit e shpenzimeve korrente, shpenzimet për personelin (paga dhe sigurime) përbënë rreth 10.5 miliard lekë gjatë periudhës së konsideruar, në rritje me rreth 10.9% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Shpenzimet për personelin vijojnë të ndjekin prirje rritëse vjetore, ndonëse me ritme më të moderuara ndikuar dhe nga shuarja e efektit të rritjes së numrit të punonjësve si pasojë e transferimit të funksioneve të reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Vidhni e vidhni, njëlloj si me palmat e autostradës, zëvëndësuar me pisha. Rregullo e prish në qendër të Tiranës ndërsa kusuri ka mbetur geto. Për pedonalen u harxhuan 10 milion euro të mamit të Er mashtruesit, nga të cilat u vidhën 3 milonë (30% i famshëm i kryetarit), të gjitha shkojnë për lesh derri. Tani jepen nja 15 milion € të tjera me “tender”, ku nja 5 milion i mer Lali për të blerë zgjedhjet. E kanë kapur qendrën e Tiranës si qeni kockën dhe e rrokanisin lart e poshtë, para e mbrapa, duke harxhuar qindra miliona euro pa prodhuar asgjë. Bota nuk i lëviz qendrat e qyteteteve prej shekujsh, këta banditë horra vajgurorë e kanë ndryshuar nja 15 herë për pak vite, bëj e prish, gërmo e mbush, bëj shatërvane shurre e panoline, bëj e prish piramida, muze varrezë në qendër, pallat kulture batall monstruoz, pyll artificial me kjoska tymi e xhirotondo idjote, për ti prishur sërishmi. Mirë e ke o popull, mbaje në bythë Lal Erin me gjithë EDram skicofrenin. Merrini erë lekëve që paguani sepse i duhen babëzisë së pushtave të pushtetit që kanë pushtuar qeverisjen, harrojini nevojat e familjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here