“Qeveria në pikë të hallit me financat”

0

Deputeti i PD, Përparim Spahiu ka deklaruar se Komisioni i Ekonomisë sot ka përgjysmuar fondin për pagesat e të persekutuarve.

Loading...

Në një postim në Facebook Spahiu thotë se qeveria  është në pikë të hallit me financat.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Sot, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve.

Para disa muajsh përgjysmoi fondin e të pamundurve, ndihmën qesharake ekonomike.

Tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat.

Tregues që nuk ka asnjë shanc që këta të miratojnë këtë vit Statusin e Minatorit.

Tregues që këta janë të pamundur të bëjnë investime publike.

Tregues që këta e kanë të pamumdur, dhe bujqësia, duhet ta harrojë ndihmën financiare.

Tregues që do vi dhe dita që mos ketë para edhe për pagat.

Mbase po mendohet ndonjë skemë finamcimi për buxhetin nga burime “të tjera”, siç jan ato të financimit në ndërtim.

Të shohim!

Loading...

Lini nje pergjigje