EKSKLUZIVE/ DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane

0
510

Vendi ndodhet në një spirale të rrezikshme .Prej javësh tashmë sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë e ndërsa nuk mungojnë skandalet e shumta qeveritare që lidhin ekzekutivin me klientela korruptive apo grupe oligarke që përfitojnë para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë shpeshherë është theksuar nga organizmat ndërkombëtarë mungesa e shtetit ligjor. E gjithë kjo panoramë e zymtë duket se po ndikon jashtëzakonisht keq në të ardhmen e vendit dhe në mënyrën  se si e shohin sipërmarrjet e huaja investimin në Shqipëri.

Rasti më flagrant është ai i biznesit amerikan i cili e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane. Kështu “standard” ka zbuluar se raporti i Departametntit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018  (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.

Raporti i DASH per vitin 2017, ku e ka perfshire Shqiperine ne vendet qe departamenti sygjeron per te bere biznes, sipermarrja amerikane
Raporti i DASH per vitin 2018, ku Shqiperia eshte fshire nga lista e vendeve qe departamenti sygjeron per biznesin amerikan

 

Mungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të paralizuar si pasojë e Vettingut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja. Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja. Dhëe kur këtë ta thotë SHBA, vërtetohet se situate është jashtëzakonisht e rëndë!

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here