Tronditet kombëtarja e Zvicrës, ja çfarë i ndodhi Valon Behrami…

0
246

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme, dhe për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami.

Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të “Instagramit” nga tifozët brazilian, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje, shkruan PanoramaSport.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit. Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”. Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here