Qeveria e fshehu/ Në Shqipëri do strehohen luftëtarët e ISIS, Vasili: “Tradhëti ndaj shqiptarëve”

0
1319

Kaloi pa marrë shumë vëmendje aty për aty, deklarata e kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov në Tiranë, ku mori pjesë në një konference kundër Ekstramizmit të Dhunshëm. Në fjalën e tij , kryeministri bullgar, vendi i të cilit mban edhe Presidencën e rradhës së BE , theksoi se në Shqipëri mund të ndërtohet një qendër për koordinimin e luftëtarëve të ISIS që kthehen në territorin e Ballkanit. “Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. Propozova që çdo njëri prej shteteve të dërgojë një oficer për lidhjet që të jetë më e organizuar lufta e përbashkët”- tha ai.

Padyshim që një deklaratë e tillë vjen pasi kryeministri bullgar e ka kosnultuar më parë idenë me homologun e tij shqiptar, dhe nga mënyra si e deklaroi në konferencë, duket se e ka marrë tashmë dakordësinë e qeverisë shqiptare. Por me cfarë çmimi? Dhe mbi të gjitha, a i ka Shqipëria mundësitë për një mision të tillë?

Duket se kjo situatë është shumë e ngjashme me muxhehedinët e mbërritur tashmë në Shqipëri. Edhe në atë kohë, kryeministri Rama e mohoi që ta kishte diskutuar një çështje të tillë me sekretarin amerikan të kohës John Kerry , i cili vizitoi Tiranën. Por vetëm pas pak kohësh rezultoi që Shqipëria u bë vend strehimi për 3 mijë muxhahedinë. Kujtojmë se këto të fundit nuk kishte pranuar ti strehonte asnjë vend në Evropë, madje kundërshti kishte pasur edhe në Rajon. Dhe në atë kohë u fol se ky veprim i qeverisë erdhi për interesa politike të partisë në pushtet. Ashtu sic duket, edhe ky vendim i prtishëm lidhur me luftëtarët e ISIS, i cili sigurisht mbart në vetvete rrisqe më të madhe.

Kjo pasi vendi ynë aktualisht ka problem të rënda me sigurinë e padyshim nuk i ka kapacitet e duhura për t’u kthyer në një qendër koordinimi për luftëtarët e ISIS që kthehen në Ballkan.

Në Shqipëri ende ka shqetësime të mëdha lidhur me krimin, duke mos lënë pas akuzat për lidhje të strukturave shtetërore me trafikantët e drogës. Në këto kushte, kur vendi ka një situiatë të tillë, a thua është koha të marrim përsipër një mision të tillë? Aq më tepër që e gjitha kjo duket paradoksale, në kushtet kur Shqipërisë po ikin nga vitit në vit mijëra shqiptarë, të cilët nuk e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend. Mijërat e shqiptarëve që ikin, duket se qeveria po tento t’i zëvendësojë me muxhahedinë e luftëtarë të ISIS!

INTERVISTA E PETRIT VASILIT

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ishte i pari nga klasa politike që reagoi mbi mundësinë e ngritjes në Shqipëri të një qendre koordinimi për luftëtarët e ISIS që kthehen në Ballkan. Lidhur me qëndrimet e tij mbi këtë çështje, Vasili foli në një intervistë për “standard” , ku theksoi se një vendim i tillë i qeverisë shkon në kundërshti me interesat e qytetarëve shqiptarë dhe në favor të interesave politike të çastit të mazhorancës. Po ashtu Vasili duke marrë parasysh situatën e krimit dhe sigurisë në vend, pohoi se qeveria shqiptare është një partner i gabuar për këto detyra delikate.

 

Në një intervistë për gazetën “Standard”, Vasili thotë se Shqipëria është një vend i papërshtatshëm për këto detyra delikate.

Intervistoi: GËZIM SALIU 

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit bullgar në Tiranë, cili është mendimi juaj për mundësinë e ngritjes në Shqipëri të një qendre koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS?

Është anormale që një lajm i tillë për ngritjen e një qendre koordinimi për luftëtaret që kthehen nga ISIS, t’u jepet shqiptarëve nga kryeministri i një vendi tjetër. Ështe e papranueshme që për një strukture që do të vendoset në Shqipëri të tjerët nga jashtë të na e thonë dhe ky është një skandal i vërtetë. Kërkush nuk di sot asgjë me shumë nga ç’dëgjoi nga një kryeministër i huaj në një konference shtypi, thuajse po i bënin një dhuratë Shqipërisë dhe po bëhej një garë se kush e kush do ta thoshte më parë këtë sihariq të madh.

Ndaj sot cdo gjë është e paqartë , është e qartë vetëm qe kryeministri shqiptar u fshihet shqiptarëve, kërkon të verë ata përpara faktit të kryer sic tentoi të bënte edhe me armët kimike ku sjellja e tij ishte po e njëjtë si dy pika uji me këtë të sotmen.

 

Në Shqipëri janë tashmë të strehuar 3 mijë muxhahedinë iranianë, anëtarë të opozitës së Iranit dhe tani mundësia është, që të vijnë edhe luftëtarë të ISIS. A i ka kapacitetet vendi ynë për të marrë përsipër një mision të tillë? Duke mbetur në këtë pikë, sa sipas jush rrezikohet siguria e vendit?

Ështe e qartë për këdo që për shkak të një qeverisje thellësisht të inkriminuar,  Shqipëria ka sot me pak siguri dhe institucione të sigurisë kombëtare, që nuk gëzojne aspak besim, që janë të përfshira në trafiqe, që janë dekonsipruese edhe të aksioneve që nisin nga jashtë nga shërbimet partnere dhe në vend se të jene bashkëluftetare në betejën ndaj trafiqeve dhe krimit,  janë instrument në duart e tyre.

Për këto arsye të mëdha qeveria është një partner i gabuar dhe Shqipëria është një vend i papërshtatshëm për këto detyra delikate, pasi qeveria e cila ka detyrë që të prodhojë siguri publike të lartë për qytetarët e saj, një detyrë të cilës i ka munguar thellësisht dhe me dashje, kësisoj cdo ngarkesë e mëtejshme me çëhtje te tilla delikate do të ishte një problem më shumë për qytetarët shqiptarë.

Si në rastin e muxhahedinëve, por sidomos tani të luftëtarëve të ISIS, vendimmarja është në dorën e qeverisë. Mendoni se vendime të tilla me rëndësi për sigurinë e të ardhmen e vendit duhet të jenë në dorë të Parlamentit?

 

Ashtu si ne rastin e muhaxhedinëve vendime të tilla që shtrihen në kohë të gjatë ,që janë tepër delikate për specifikën e tyre dhe që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me sigurinë publike të qytetarëve duhet të jenë atribut i vendimarrjes së parlamentit ku të sqarohet qartë : 1. Pse vende të tjera më të fuqishme se Shqipëria në cdo pikëpamje nuk i marrin përsiper këto probleme ; 2. A janë shqiptarët të gatshëm të pranojnë probleme të tilla delikate dhe më shumë të panjohura; 3.Cili është bilanci pas analizës mes efekteve dhe negative të këtyre sipërmarjeve politike; 4. Pse qeveria sistematikisht i shmanget trasparencës me publikun dhe vecanërisht me Parlamentin. Pa asnjë diskutim që vendimarrje të tilla duhet të jenë në mënyrë të padiskutueshme vendimmarrje e Parlamentit si përfaqesuesit i vullnetit të të gjithë popullit.

 

Duket paradoksale në fakt, kur mendon se vendit i ikin cdo vit mijëra qytetarë, një pjesë me llotari amerikane e një pjese përmes emigrimit illegal e ndërsa së fundmi po i bashkohen muxhahedinë e luftëtarë të ISIS. Ç’po ndodh sipas jush me Shqipërinë?

Është vërtet paradoksale dhe pjesë e një strategjie të ligë që Shqiperia qeveritare çfaqet mikpritëse dhe zemërdhembshur për këdo, por paraqitet në të njejtën kohë tepër e egër vete qeveria me shqiptarët  të cilët ikin me dhjetëra mijra nga vendi për shkak të një qeverisje të keqe dhe të një kryeministri që ngazëllehet e thotë se s’ka asnjë problem se qindra mijra shqiptarë braktisin vendin dhe ku për emigracionin nga 7 në 17 vjeç, jemi vendi i parë në Europe dhe ku 56% e shqiptarëve duan të ikin shumë më shumë se sa sirianët që po përballen me një luftë shumë të egër.

I shihni këto lëvizje të qeverisë si veprime që synojnë faktorizimin e Shqipërisë ne Evropë e më gjerë apo si lëvizje taktike me interesa të qarta politike në favor të mazhorancës e në kurriz të qytetarëve?

Pa asnjë dilemë do t’u thosha se këto lëvizje jane produkt i një taktike për interesa politike të çastit të qeverisë, pasi një qeveri që ka qëllime të mira ja bën trasparente problemin popullit të saj dhe vecanërisht Parlamentit, nga ku edhe lind cdo qeveri, dhe nuk ka pse fshihet dhe nuk ka pse vepron me strategjinë e faktit të kryer.

Kryeministri është thjesht administratori i radhës së qeverisjes së radhes, ndërsa interesat e Shqiperisë janë afatgjata ato tejkalojnë shumë mandatet e qeverive ndaj edhe kryeministri duke marrë vendime të tilla të njëanshme, fshehurazi nga shqiptarët,  thjesht po i tradhëton ata dhe atdheun e tyre. Ka vetëm një zgjidhje kjo situatë paradoksale që të gjitha mekanizmat parlamentare,  por edhe ato të shoqërise civile dhe opinionit të gjerë publik tq njihen dhe të thonë të tyren për ato që do të ndodhin në atdheun e tyre. Kryeministri që i fshihet popullit, vepron kundër popullit.

STANDARD.Al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here