Zbulohet ‘AXHENDA’ e protestës së opozitës. Ja kur nis…

0
414

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26-majit. Burime  nga Policia e kryeqytetit thanë se në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Por PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe në kërkesë është shënuar vetëm orari I fillimit të saj. Duket se opozita planifikon që protesta të zgjasë disa ditë. Një skenar që përflitet prej disa ditësh, por zyrtarisht PD e ka mbajtur të fshehtë planin e protestës.

Në njoftimin që i është bërë Policisë thuhet vetëm orari i fillimit të protestës dhe vendi ku do zhvillohet. Në këtë mënyrë Partia Demokratike tregon se ka në plan të zhvillojë një protestë pa limit kohor.

Ndërkohë prej disa ditësh policia e Tiranës ka filluar marrjen e masave për protestën e së shtunës. Burime nga radhët e uniformave Blu thanë se pritet të angazhohen forcat e rendit, Forcat Shqiponja dhe Renea për këtë protestë, por numri i efektivëve që do angazhohen do përcaktohet ditën e premte.

Mbrëmjen e së premtes Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmëri për protestën e Partisë Demokratike. Protestuesit pritet të vijnë nga Sheshi Shqiponja dhe Rruga e Elbasanit, prandaj ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimi në një sërë aksesh rrugore, përveç Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here