Nasip Naço: Qeveria arrogante po prodhon kriza. LSI në krah të qytetarëve…

0
148

Ditën e sotme deputeti i LSI-së Nasip Naço ka marrë pjesë në një takim me strukturat e LSI-së në Skrapar. Naço ka deklaruar se qeveria po prodhon krizë dhe terror në vend por sot shqiptarë kanë nevojë për mbështetje dhe LSI do jetë në krahë të shqpitarëve.

Fjala e Deputeti të LSI-së Nasip Naço në takimin me strukturat e LSI-së në Skrapar

Nasip Naço: Qeveria arrogante po prodhon kriza. LSI në krah të qytetareve

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço në takimin e zhvilluar me strukturat e LSI-së në Skrapar ditën e sotme u shpreh se duke pasur mbështetjen e tyre LSI do të jetë më e fortë në parlament për tu ngritur dhe për të zgjidhur problemet që shqetësojnë shqiptarët me veprimet e fundit të qeverisë Rama.

“Lëvizja Socialiste për Integrim në Skrapar ka struktura të konsoliduara dhe sigurisht nga këto struktura dhe votat e tyre ne kemi rezultatet më të mira. Le të vijmë dhe te momentet e fundit, debatet që po bëhen, gjithkush nga ju ka filluar dhe do paguajë për shtëpinë që ka. Kemi kërkuar dhe kemi votuar që ai që do kishte dy shtëpi do paguante vetëm për shtëpinë e dytë. Kemi një mazhorancë që sot nuk e ka pranuar. Sigurisht që një vend dhe një qeveri mbahet nëpërmjet taksave por sipas mundësisë dhe sa herë përmendim që të ulen taksat thonë kështu është në Greqi. Në Greqi një punëtor merr minimalisht 1300 euro, kurse këtu paga minimale është 200 mijë lekë. Ne kemi kërkuar që për produktet e shportës TVSH-ja të jetë 5% se 5% është në Itali, Gjermani, Shqipëria e ka 20%. Ne në rrugë institucionale bashkë me Kryetarin e Bashkisë kemi takuar kryeministrin dhe i kemi kërkuar që pavarësisht dallimeve se në Skrapar nuk ka vetëm njerëz të LSI por dhe anëtarë, simpatizantë të PS, por besoj ju e dini të gjithë që ai është mashtrues. I keni parë aksionet politike, nuk është e lehtë që të vijnë zgjedhjet e reja por skandalet njëra pas tjetrës të qeverisë Rama tregojnë që shumë shpejt ne do jemi të përgatitur për zgjedhje të reja qoftë lokale apo të përgjithshme sepse një qeveri që nuk ka më para që të japi dhe pagat e pensionit të jeni të bindur që është e rëndë sado arrogantë të jetë pushteti. Për të gjitha shqetësimet në Skrapar, Poliçan, Ura Vajgurore ,Berat apo Kuçovë ministrave të linjës do ju kërkojmë zyrtarisht për personat që janë shkarkuar, kush është emëruar, arsimin përkatës, gjë që do jua bëjmë prezent dhe ju dhe me emrat konkretë. Sigurisht duke qenë bashkë me ju duke na mbështetur ne do dimë që të jemi më të fortë në parlament, më të fortë si LSI, për tu ngritur, e kemi provuar vitet e fundit që nuk kemi marrë atë rezultat që kemi dashur por jemi rritur ndryshe nga forcat e tjera politike dhe besoj që ne do vazhdojmë të kemi mbështetjen tuaj për të zgjidhur problemet që kemi të gjithë bashkarisht.”- tha  deputeti i LSI Nasip Naço

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here