SHKODËR/ Alarmohet nëna shkodrane, djali i mitur zhduket pa lënë shenjë. Dyshohet se…

0
205

Një grua në Shkodër thuajse sa nuk është ‘çmendur’. Djali i saj i mitur është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Madje nëna e djalit ka mësuar se i mituri është larguar fare nga Shqipëria dhe momentalisht nuk ndodhet në territorin shqiptar. 40 vjeçarja me inicialet L.F është alarmuar kur ka marrë vesh një gjë të tillë. Menjëherë ajo ka shkuar në polici për të bërë denoncim dhe i ka treguar efektivëve se djali i saj i mitur është larguar nga banesa dhe madje edhe nga Shqipëria. Momentalisht nëna e djalit nuk di asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur me të voglin e saj. Menjëherë forcat e policisë po punojnë bashkë me partnerët për gjetjen dhe rikthimin e të miturit tek e ëma. Nëna e djalit ka thënë se i mituri është larguar pa lejen e saj dhe se ajo nuk ka hedhur asnjë firmë dhe nuk ka bërë asnjë prokurorë që ai të kalojë territorin e Shqipërisë.

Pak ditë më parë një 18 vjeçare u largua nga Puka dhe familjarët denoncuan. Policia arriti që ta gjejë vajzën por ajo tha se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa. Të miturit por edhe të rinj që largohen nga banesa pa lajmëruar familjarët janë një problem që sa vjen e shtohet. Ja njoftimi i policisë për të miturin që u largua pa dijeninë e nënës së tij:

Më datë 10.04.2018, shtetësia L.F., vjeçe 40, banuese në Shkodër, kallëzon se djali i saj i mitur K.F, banues në Shkodër, para 7 ditësh është larguar nga territori i Shqipërisë, pa dijeninë dhe firmën e saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here