Po luani me zjarrin”/ Rusia rrit tonet, mesazh kërcënues Britanisë

0
187

Rusia ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme” dhe është duke ‘luajtur me zjarri’, mbi helmimin e spiunit në Salisbury.

“Ne u kemi thënë kolegëve tanë britanikë, se po ‘luajnë me zjarrin’ dhe duhet t’ju vijë keq për këtë”, tha Ambasadori i Moskës në OKB, Vasily Nebenzia, gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit.

Britania e Madhe pretendon se Rusia fshihet pas sulmit me agjent nervor mbi spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Julia, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë.

Përfaqësuesi i Britanisë në OKB, Karen Pierce akuzoi Rusinë për minimin e sigurisë globale, ndërsa kërkesat e tyre për të marrë pjesë në hetim, i cilësoi si të një zjarrvënësi që do të hetojë zjarrin që ndezi vetë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here