Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH/ Rama brenda 15 ditëve tërhiqu ose …

0
406

Biznesi i vogël kundërshton përfshirjen në skemën e TVSH-së, që pritet të ndodhë nga 1 prilli. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar tërheqjen e qeverisë nga vendimi për përfshirjen e kësaj kategorie tatimpaguesish në TVSH.

Biznesi i lë kohë qeverisë 15 ditë për të ndryshuar qëndrim mbi këtë ccështje, ndërsa paralajmërohen protesta.

Letra zyrtare dërguar qeverisë parashikon 4 kërkesa:

1. Të anullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili vendosi të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset me xhiro vjetore 2 milionë lekë.

2. Përmirësim urgjent i klimës ‘armiqësore’ ndërmjet biznesit dhe shtetit.

3. Biznesi i vogël dhe i mesëm të kontrollohet 1 herë në vit ose në 3 vjet.

4.Rimbursim i kasave fiskale për të gjithë biznesin, i cili nuk ka përfituar nga ligji i parë për rimbursim.

Për realizimin e pikës së parë i lihet afat qeverisë 15 ditë. Mosrealizimi brenda afatit i pikës NR.1 do të shënojë fillimin e protestave në gjithë vendin deri në realizimin e kësaj pike”, theksohet në letrën e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Në letrën dërguar kryeministrit, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm jep edhe argumentat, mbi bazën e të cilave kundërshton përfshirjen në skemën e TVSH-së. “Në vitin 2015 u mbyllën 26 mijë biznese. Në vitin 2016 u mbyllën 23 mijë biznese. Në vitin 2017 u mbyllën 14 mijë biznese. Në tre vjet 63 mijë biznese”, theksohet në letrën zyrtare.

Shoqata vlerëson si shkaqe të mbylljes së bizneseve nivelin e lartë të taksave, më të lartat në rajon dhe Europë; cmimin e lartë të energjisë dhe karburanteve; rënien e fuqisë blerëse; rritjen e korrupsionit; kontrollet e shpeshta dhe selektive; klima e rendit dhe sigurisë, sjellja “armiqësore” e shtetit me biznesin; gjobat e shpeshta dhe të pa përballueshme nga biznesi; ndryshimet e shpeshta të ligjeve dhe rregulloreve për biznesin.

“Jemi kundër pasi rrit shpenzimet e biznesit të vogël dhe të mesëm. Rrit cmimin e produkteve që tregetohen nga kjo kategori biznesi. Favorizon monopolet dhe ul konkurrencën e biznesit në krahasim me bizneset e vendeve të rajonit. Kjo skemë e vendosur nga qeveria shqiptare është kritikuar nga FMN dhe BB dhe nuk zbatohet në 26 vendet e Bashkimit Europian”, thekson Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Sipas parashikimeve të saj, nëse përfshihen në TVSH, brenda vitit 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here