Sherr mes shqiptarësh në Bolonja, dy të plagosur me thikë

0

Dy minorenë shqiptarë janë plagosur me thikë nga dy shqiptarë të tjerë mazhorenë në sheshin Nettuno të qytetit të Bolonjës.

Sipas policisë italiane ngjarja ka ndodhur reth orës 18.00 të pasdites së djeshme e gjithcka ka nisur për motive të dobëta.

Ngjarja ka nisur me një grindje banale mes një grupi prej 7 të rinjsh shqiptarë deri sa njëri prej tyre në moshë mazhorene ka goditur me thikë dy minorenët.

Falë ndërhyrjes së një patrulle policie është evituar e keqja. Dy minorenët kanë marrë plagë në këmbë e në kurriz por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Italiane po heton mbi ngjarjen.

Lini nje pergjigje