“Vaj medet çfarë po ndodh këtu… Së shpejti protesta edhe para kryeministrisë”

0
271

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri.net, ishte ish-deputeti i PDIU-së, sot president nderi i kësaj force politike, Tahir Muhedini.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me protestën e sotme, Muhedini tha se sot është vetëm fillimi, së shpejti do të ketë protesta edhe para kryeministrisë.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer për sjelljen e deputetëve të PDIU në parlament, të cilët në asnjë moment nuk kanë ngritur shqetësimet e këtij komuniteti.

‘Me protestuam para ambasadës greke dhe para trupit diplomatik, për varrezat greke në Shqipëri dhe për detin.

Jemi të indinjuar me qëndrim që tha presidenti grek. Ne nuk po marrim asnjë informacion. Ne po kthehemi mbrapsht në politikën e jashtme. Nëse nuk na mbron shteti jonë për problemin që kemi ne, vaj medet çfarë ndodh këtu. Ne kemi qenë të tërhequr dhe pak të vrarë moralisht, dhe s’kuptoj qëndrimin e këtyre 3 deputetëve që janë sot në parlament. Ne po shohim se qëndrimi politik i qeverisë nuk po shkon për mirë.

Deputetët e PDIU-së, nuk ishin në protestë. 3 deputetë e PDIU-së është mirë që çfarë mendimi të kenë, ose të paraqiten si deputetë të PDIU-së, ose të thonë jemi me këtë forcë, sepse mandatet i kanë marrë nga PDIU. Nekishim dëshirë të merrnim dhe deputetë jo çamë.

Unë nga 3 deputetët njof vetëm Reme Lalën, e cila para fushatës ka qenë shumë emocionuese. Dy të tjerët si njof fare. Edhe neve kemi qenë të larguar, u detyruam të mblidhem për këto çështjet greke. Ne jemi aq të aftë që do ndezim motorrët dhe do vijojmë hap pas hapi protesta edhe më të mëdha, para kryeministrisë para ministrisë së jashtme. Karshi komunitetit çam, politika shqiptare nuk ka bërë asgjë. Në 94, presidenti Berisha, njohu gjenocidin grek ndaj popullsisë çame. Nga 97-2005 kur ishte PS në pushtet nuk u bë asgjë në 2008-n. Në 2008 kur Basha ishte Ministër i Jashtëm u bë një relacion për çamët. Ndërkohë që me këtë që po shohim sot jemi të tradhtuar’, tha Muhedini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here