Aksidenti me dy të vdekur/ Ja çfarë tha në polici 30 vjeçarja, drejtuese e mjetit…

0
197

Nuk e di se çfarë ka ndodhur… Është kjo fjalia që ka thënë para policisë Ilda Parroj, 30 vjeçarja që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në zonën e Golemit në Kavajë, mëngjesit e sotëm.

Viktima të aksidentit mbetën Edlira Pisku dhe Xhemil Pisku, përkatësisht 34 dhe 69 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur 8 vjeçari, djali i 34 vjeçares.

Burime policore bëjnë të ditur se drejtuesja e mjetit është shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike, pa mundur të japë shumë shpjegime para policisë në lidhje me aksidentin tragjik.

Ajo pritet të përballet me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here