“Dosja Skënderbeu”/ Thellohen hetimet, ja zyrtarët që do merren në pyetje

0
171

Zhvillime të reja priten lidhur me “Dosjen Skënderbeu”, që tashmë e kanë marrë në dorë “Krimet e Rënda”.

Burime thanë se do thellohen hetimet e nisura nga Prokurori Anton Martini, lidhur me dyshimet se klubi korçar ka qenë i përfshirë në trukime ndeshjesh.

Në kuadër të hetimeve, priten të merren në pyetje drejtues të klubit të Skënderbeut, drejtues të FSHF-së dhe të kërkohet informacion nga UEFA, nga trajnerë vendas e të huaj.

Dyshimet janë se Skënderbeu ka trukuar disa ndeshje, jo vetëm në arenën shqiptare, por edhe atë europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here