Arrestohen shqiptarët që grabitën shtëpinë e Gabit

0
177

Kohë më parë mediat kishin raportuar se shtëpia e kapitenit të Atletico Madrid, Gabi Fernandez, ishte grabitur nga disa persona të paidentifikuar të cilët kishin marrë një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Të premten policia spanjolle ka arrestuar një bandë me 5 persona të cilët ishin kthyer në makthin e madrilenëve. Me akuzën e ushtrimit të aktivitetit kriminal, u raportua se 5 persona me origjinë shqiptare nga mosha 21 deri në 47 vjeç, janë prangosur pasi grabitnin vilat kur në to nuk kishte banorë, ndër to edhe ajo e futbollistit të Atletico-s.

Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për t’u kthyer në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here