Mazhornacë-opozitë bashkojnë votat, ngrihet komisioni për KLP dhe KLGJ

0
160

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për ngritjen e komisionit ad hoc, nga ku do të dalin anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e të enjtes në Komisionin të Ligjeve votimi është bërë unanimisht. Ky komision do të përcaktojë anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë si për KLGj, ashtu edhe për KLP.

Tre anëtarët e mazhorancës në këtë n/komision ad hoc janë Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Ferhati, ndërsa opozita do të ketë n/kryetarin Oerd Bylykbashi nga PD dhe Nasip Naçon nga LSI.

Në mbledhje nuk munguan akuzat nga opozita e cila theksoi se  mazhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarrjen e KLP, që do t’i garantojë kapjen jo vetëm të kryeprokurorit me mandat të plotë, por edhe të SPAK-ut.

“Ju do të përcaktoni dhe ju do të rendisni nëpërmjet dorashkës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kush do të jenë prokurorët, që nëse dështon Parlamenti me 3/5, që do të thotë konsensus, e keni zgjidhur me renditjen që bën ky Këshilli juaj i Lartë i Prokurorisë. Është ky Këshill i Lartë i Prokurorisë, që jo do ta kapni me dorashkat tuaj, ai që do të përcaktojë se kush do të jenë prokurorët e SPAK-ut. Uji është i korruptuar që në burim. Është ndotur që në burim dhe ky komision dhe nënkomisioni që vjen pas tij, do të përballet pikërisht me këtë llumin antikushtetues që keni prodhur deri më sot”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Mazhoranca nuk replikoi, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit paraqiti raportet e tij për kandidatët, mbi të cilat u duk se kishte paqartësi edhe nga vetë mazhoranca.

“Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm ka qenë edhe më e thellë se ajo e kryer nga Komisionet ad hoc, edhe nga vetë ONM-ja në këtë rast, çka ka reflektuar edhe ndryshimet në ndonjë rast të klasifikimit, apo renditjes së pikëve. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit nuk përjashton kandidaturat e propozuara në listën e ONM-së”, deklaroi Sekretari i Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here