Trafiku i drogës me klanet shqiptare qëndron pas shumicës së vrasjeve me sfond mafioz në rajonin e Foggias, në vitin 2017.
Shqiptarët, të cilët sipas EUROPOL-it janë mes klaneve që po fuqizohen gjithmonë e më shumë, po krijojnë bazat e tyre në shtete të ndryshme të vendeve anëtare, për të shoqëruar kalimin nga trafiku i marijuanës në atë të kokainës dhe heroinës.
Pas shumë vitesh zbarkime në Salento, një territor komod për shkak të afërsisë me bregdetin shqiptar, shtetasit tanë po ngjiten më në veri, drejt Foggias, ku kontrolli i territorit nga forcat e rendit është më i vështirë.
Por, paratë që po vërshojnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë një numër të madh përleshjesh e viktimash, shkruan “Il Fato Quotidiano”.
“Jemi përballë evolucionit të një fenomeni garganez”, thotë Akuilo për medien italiane, duke iu referuar rajonit ku po kanalizohet biznesi. “Ai po shfrytëzohet si një portë drejt Europës. Interesat e lidhura me trafikun ndërkombëtar kanë nxitur orekset e grupeve të tjera kriminale, gjë që i ka hapur rrugën një përplasjeje të paprecedentë bandash”./TCH