Mediat izraelite: Shqipëria votoi kundër nesh dhe SHBA

0
150

Mediat izraelite kanë komentuar vendimin e OKB dhe rreshtimin e shteteve kundër SHBA. Në një shkrim Times of Israel raportohet se Shqipëria ka votuar pro rezolutës egjiptiane, ndërsa në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. 128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës. Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës. Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez u kërkoi shteteve anëtare që të refuzojnë shantazhin.  Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”, ndërsa përfaqësuesi izraelit në OKB ishte akoma më i ashpër. “Ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here