Elegjia patetike për fshatin dhe parlamentet rurale, bregdetare, myzeqare…

0
442

 

E shtuna që lamë pas pati një ngjarje e cila edhe pse ka dy ditë që qarkullon në çdo portal, status Facebook-u, cicërima në Twitter, ende nuk po konsumohet plotësisht nga populli shqiptar. Akoma nuk po përtypin dot një fjalim patetik të parapërgatitur. Një zonjë grua e cila ka studiuar në La Sapienza të Romës dhe është rikthyer në fshatin e saj në Mirditë dhe merret me dhi, mbajti një fjalim që bëri të gjithë për të qarë. Titulli i thjeshtë “Ktheni sytë nga fshati” dhe përdorimi i një gruaje me emrin Kristinë, bëri të gjithë të vegjël dhe të mëdhenj për të qarë (disa prej tyre i kishin dhe lot krokodili). Të gjithë heshtën dhe dëgjonin fjalimin elegji për fshatin, nga një e diplomuar në Romë!. or kjo grua mund të ishte vërtetë në parlament për të folur çdo javë, por nuk arriti të bindte bashkëfshatarët e saj nën siglën e Bamir Topit që të bëhej deputete prej vërteti.  Ajo tregoi se dilte përpara diellit dhe ngrysej pas tij duke u rropatur me jetën mizore të fshatit. Por duhet  sqaruar, nuk kemi asgjë kundër me atë grua të nderuar që lexoi atë fjalim që ende nuk i dihet origjina se kush e ka shkruar.

 

E gjitha është më parlamentin rural, me një skeç që i shtohet komedisë që e ka emrin “Qeveri”. Të sapo mandatarit e “Rama 2” zbuluan se tashmë përveç parlamentit e së enjtes do të ketë dhe një parlament të shtunave. Ky i pari u quajt parlamentin rural. Ky parlament do të shërbej për të shprehur fermerët dhe bujqit por dhe banorët e fshatit do të shprehin problemet që të gjithë i dinë. Por një gjë të bën përshtypje në këtë ccështje. Qeveria para dy muajve i ra kryq e tërthore duke dëgjuar hallet e popullit, madje në cdo rast duke përdorur makina fouristrada siç i tha Rigerta Loku, kanë shkuar në çdo fshat me laps  dhe letër dhe kanë mbajtur shënim. Tani lind pyetje Zoti Niko Peleshi ku i ke shënimet për fshatin që e mblodhe parlamentin rural?

 

Sipas informacioneve, mësohet se Niko ka humbur shënimet dhe tani me parlamentin rural do ti shënoj sërish hallet e fshatit. Por një informacion që është mësuar nga burime konfidenciale nga ekzekutivi thuhet se do të ketë nga një ditë në javë për parlamentet e tjera. Tashmë qeverisja me popullin do të bëhet në parlament ku çdo kush që ka shprehur hallet në verë do ti përsëri në vjeshtë dhe dimër. Njësoj si Rigerta çdo kush që ka mbaruar shkollën në Romë ( lejohet edhe në Paris, SHBA apo Mbretëria e Bashkuar) do të mund që të flas. Prandaj prisni të gjithë që këtë të shtunë të dëgjoni “Parlamentin bregdetar”, ku Himarojtë e Dhërmias do të zbarkojnë në kuvend.

 

Më pas javën tjetër muzeqar dhe korçar  do të flasin për problemet e tyre. Në fund të muajit do të mbajnë fjalime mësues e pedagog, më pas mjek dhe doktorë, shofer dhe berber, artist dhe pensionit dhe në fund fëmijët. Të gjithë do të shpalosin nga foltorja e parlamentit hallet që të gjithë i dinë. Do të shpalosen të gjithë problematikat që i madh dhe i vogël zgjohet dhe ngryset me to.

Prandaj i lutemi qeverisë që ta kursejë këtë teatër me fjalime që të përgatiten nga zyra e shtypit dhe lexohen nga njerëz “të thjeshtë”. Por duhet që të mësohet dhe populli që nuk mund të bëhen ndryshime me fjalime nga kuvendi, por reagime nga vendi. Nuk ndryshohet fshati dhe çdo problem tjetër, me 140 përfaqësues që flasin dhe askush nuk i dëgjon. Të shtunën vetëm përfaqësuesit e qeverisë nuk qanë, dhe kuptohet pse!

 

*Rubrika pikante i trajton zhvillimet ao ngjarjet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi dhe humor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here