Të shtëna me armë në një shkollë, plagosen 6 persona

0
165

Gjashtë persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri që ndodhën brenda një shkolle në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane, një person i armatosur nisi të qëllonte me armë brenda shkollës. Mediat lokale raportojnë se autori i dyshuar është ndaluar nga policia.

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë foto të nxënësve që fshiheshin për të shpëtuar nga plumbat. Në një prej fotove shihen nxënësit të ulur përtokë. Policia amerikane thotë se tashmë rreziku është eliminuar dhe tashmë nuk ka asnjë kërcënim. Shkaqet e ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here