Tragjike/ Humbin jetën 5 persona, i zë korenti në pishinë

0
282

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Akyazi, në veri-perëndim të Turqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Sakarya ku si pasojë e një kontakti  me energjinë elektrike në pishinën e një resorti në Turqi,humbënjetën  pesë persona, mes tyre tre fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Sakarya, në qytetin Akyazi, në veri-perëndim të Turqisë.

Tre adoleshentë ishin futur në pishinë të laheshin kur i kapi korenti. Menaxheri i resortit dhe djali i tij u futën në pishinë t’i shpëtonin.

Të pesë të lënduarit u dërguan menjëherë në spital por kanë ndërruar jetë rrugës.

Autoritetet turke kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

-======================================================

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here