Zv/Kryeministrja kallëzon penalisht drejtoreshën e Postësit në Berat, shpërndau formularë për LSI-në

0
162

Zv/Kryeministrja Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës, ka kallëzuar sot penalisht Drejtoreshën e filialit të Postës së Beratit, Haris Ngjeqarie cila në mënyrë të kundra ligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetërore, me qëllim favorizimin e një subjekti politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” pjesëmarrës në zgjedhjet e qershorit 2017.

Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular për të paraqitur në të dhënat personale, me anë të të cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; ka lejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësit një nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj, të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës  duke u paguar rregullisht!

Zv/Kryeministrja Mandija siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit  për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin e punonjësve të administratës shtetërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here