I ati nuk e përfshin në fushatë, veprimi i pazakontë i djalit 10 vjeçar të Shehut

0
335

Fushata i ka bërë kandidatët të përfshihen intensivisht në takime dhe të harrojmë familjet.

Ajo që ka bërë djali i një kandidati në Tiranë ditën e sotme është jo e zakonshme për shkak të moshës së tij.
Djali i deputetit dhe kandidatit të LSI-SË për Tiranën, Ylli Shehu, ka zgjedhur një mënyrë tjetër të të bërit fushatë.

Bekimi, 10 vjeç, pavarësisht se ankohet se prej ditësh nuk e sheh të atin, prapë kërkon votat për të, dhe del garant për përgjegjshmërinë e të atit të tij.

Reagimi i plotë i Bekim Shehut
U zgjova sot me vonese sepse shkollën e kam pasdite. Ishte ora 8 e mëngjesit me duket. Vrapova për tek dhoma babait tim Ylli, sepse mbrëmë me kishte zënë gjumi para se te vinte. Shkova ta përqafoja po nuk e gjeta aty. Kishte ikur shpejt, akoma pa zbardhur dita. U mërzita dhe e mora ne telefon, me tha se ishte ne nje takim disa qytetare te Tiranes. U mërzita, por pastaj me erdhi ndërmend se babai im i shtrenjtë, po mbytet me pune nate dhe dite për tu bere përsëri deputet. Ai do te ndihmoj njerëzit siç ka bere gjithmonë edhe Gjysh Veseli dhe familja ime. Por unë si mund ta ndihmoj?
Vrapova drejt kompjuterit dhe po shkruaj, por e di qe babit tim Ylli Shehu nuk do i pëlqejë kjo gjë, ai e di shume mire se sa shume e dua. Mund te me dënojë duke me mbyllur telefonin dhe kompjuterin sepse ai nuk do qe unë te jem pjese e fushatës se tij. Jam 10 vjeç po ai mendon se jam i vogël, apo se do te me mbroje dhe do qe ti përkushtohem vetëm shkollës. Por unë dua te jem pranë tij çdo sfide për te, ndaj shokëve qe me ndjekin ne Facebook, ju lutem: Nëse jeni fëmijë si unë, tregojeni këtë prindërve tuaj, për mirënjohjen dhe punën e palodhur te babait tim.

Babai im, Ylli Shehu është një deputet i thjeshte, qe i hap telefonin te gjithëve edhe ne mesnate, përpiqet tu zgjidhe pune. E marrin njerëz te sëmure, apo te varfër… na le neve ne shtëpi e me çdo mundësi qe ka ikën tua zgjidhe. E ka bere 4 vjet. Nëse ju e votoni, ai do vazhdoje te kujdeset për te gjithë ju. Ai nuk i harron njerëzit dhe unë ju premtoj se nëse ai do te behet prapë deputet, unë nuk do ankohem me për kohen qe kalon me ju, por do ta kujtoj çdo dite te kujdeset për fëmijët, te rinjtë, prindërit, dhe pensionistet.

Ju lutem te votoni Ylli Vesel Shehu për Tiranen

Faleminderit

Nga djali i tij, Bekimi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here