Idealisti, pragmatisti dhe protagonisti

0
1035

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Fabul apo e vërtetë, sajesë apo fantazi e momentit, e vërtetë absolute ose relative, njerëz që i keni takuar do t’i takoni, apo nuk mund t’i takoni, idealisti, pragmatisti dhe protagonisti janë mes nesh. Ndoshta herët a vonë do ta kuptoni ose do të keni fatkeqësinë dhe fatmirësinë të mos i shihni asnjëherë. I ari për nga radha por jo për nga rëndësia, në botën ku jetojmë vendosa idealistin.

Ç’përfaqëson ai sot?

Një specie në zhdukje të plotë. Ekzemplarë të saj i gjen të strukur në shtëpitë e tyre, të fshehur pas librave që lexojnë, diku të strukur në biblioteka. Është vështirë t’i hasësh lehtësish apo mesatarisht në rrugë, mjedise publike e pale më në administratë e larg qoftë në majat e shtetit tonë famëmadh. Ata dikur gjendeshin thuajse kudo, madje quheshin jashtëzakonisht të zakonshëm, shumë- shumë pak dalloheshin nga të tjerët. Tani dallimin e bën menjëherë. Nga shikimi që kanë kolegët e tij rishtarë. Të shikon në sy apo nga xhepi kur ej burrë dhe nga shalat e gjokset kur je femër. Të pyet për punën   që bën, je i/e martuar, apo kërkon informacion të shpejt për hallin që ke dhe përpiqet të japi një përgjigje brenda kornizave ligjore. Idealisti është mësuar të uli sytë, të mendohet kur të jep përgjigje, nuk di të thotë “ta shohim”, “e gatisim”, “ka mundësi ta rregullojmë”. Idealisti i hedh hapat të matura, kujdeset që puna të ketë përfunduar ashtu siç duhet deri në presjen e fundit. Pasi ka përfunduar detyrën ai merr frymë i lehtësuar, kthehet tek posti i punës dhe nuk pret ta falënderojë kurrkush. Gjithnjë është i bindur se la bërë detyrën. Dhe është i kënaqur me këtë fakt. Nuk bën plane të mëdha. Beson e shpreson se gjërat do të shkojnë edhe më mirë dhe Zoti ta lerë kështu siç është. Është i bindur verbërisht se shefi, kolegët e duan dhe e respektojnë pa masë. Në fund të fundit ai detyrën që i kanë dhënë e bën, e gjë mangët nuk i lë punës. Edhe njerëzit ai mendon se e duan dhe e respektojnë. I mbaron punë menjëherë, u zgjidh hallet a i drejton se ku mund të shkojnë, nuk i kërkon në këmbim asnjë nder. Por befas pas vitesh e vitesh punë,  një ditë të bukur e thërret dikush që ai nuk njeh por i prezantohet si shefi i ri, e i thotë me dy fjalë: “Je i pushuar”. Idealisti, ngre, supet, matet të flasë, por kapërdihet disa herë dhe ikën duke tundur kokën, e folur me veten e tij: “Nga më erdhi kjo gjëmë e hata? Po tani çfarë të bëj”. Pasi mbledh sendet e veta personale, ngushëllon veten se diku do t’i hapin derën e ta pranojnë. Në fund të fundit ai është njeriu i punës. Po kush e lajmëroi idealistin, se ai nuk ka më punë?

Pragmatisti

Në jo pak raste ai qëllon shefi i dikurshëm, me kostum të ri politik. Pragmatisti, është i kudondodhur dhe i gatshëm të bëjë kompromisin. Është në pozitë e shkallë më lart se servili. Ndërsa servili pranon atë çka i japin, pragmatisti, pasi merr atë që do, bën çmos që ta mbajë. Gjen rrugë e mënyra të njohura, ndër katundin tonë. Prej dashnores së shokut të ngushtë e deri tek farefisnia e gjerë, që nuk kanë fund. Nuk ndihte shumë. Sipas rastit herë është i persektuar e herë më kompetenti në punë që bën. Me pak fjalë është i pa zëvendësueshëm se ndryshe bëhet hataja. Jo se ka miq që rri në punë. Jo kush e tha? E mbajnë se “ja kanë nevojën. Pa të nuk mund të bëjnë xhap”. Kështu që dyert u hapen gjithnjë. Ai vijon i qetë në punën e tij, lavdërohet e madje nuk është çudi edhe të promovohet për shkak të “vlerave” që ka. Që ta ketë rrugën e hapur, harton ose bashkëpunon në hartimin e listave të të padëshiruarve që duhet të lejnë vendin e punës dhe i ka gati sa të vijë shefi i madh. Është i prerë për të gjetur kriteret e largimit nga puna të idealistëve dhe punëtorëve të administratës dhe po kaq i “thjeshtë” në kërkesat që duhet të ketë posti që ai mban. Ai nuk harron t’i kujtojë kapos që uzurpon karrigen me votat e popullit, se nga kush të ruhet, kujt duhet t’i japi rëndësi dhe kujt jo dhe mbi të gjitha dhe e para, është si të fitojë lek me thasë. Kjo qëndron në majën e hierarkisë së vlerave që ka pragmatisti. Të mësojë shefat e radhës e ka për zanat.  Në fund të fundit dhe ai nuk mbetet pa gjë. Shefi i madh ka besim tek si. I mjafton një tender në gjashtë muaj, ca shërbime dhe rrugë jashtë shtetit dhe ai e ndien vetë veten të vlerësuar. Kush mund ta cenojë pozitën e tij ?

Protagonisti

‘Ky egoist i çmendur’ sipas pragmatistit, mund ta heqë qafe këtë të fundit. Jo për gjë, por ai mund t’i dali përpara shefit të madh e t’i përshpërisë: “Zotrote ke nevojë për një njeri të papërlyer si punë ime, orator, fjalim bërës e mbajtës, që të dalësh nga sikleti gjithmonë”. Kur merr iniciativën e flet, protagonisti, duket se nuk ka fre, kufi apo skenar të qartë. Ndërsa e nisin për punë të administratës, ku ka “nderin” të bëjë pjesë si këshilltar, zyrtar i lartë ai i besuari i shefit të ri, ai nis e nuk mbaron rreth të treguarit për veten. Më shumë përdor fjalë të huaja se shqipe, që t’i japi t’i kuptojë atyre që e dëgjojnë dhe shefit, se di të flas në disa gjuhë dhe nuk përton madje të përkthejë drejtpërdrejtë edhe pasazhe nga raporte të ndryshme ndërkombëtare. Nuk la merakun sesa publiku e pëlqen shefin dhe punën e tij, por sa e pëlqejnë atë, protagonistin. Në çdo vizitë të shefit, krejt serioz e spontan, shfaqet në foto, mbrapa, anash, ose skiç me shefin, mjafton që ta kapin mirë kamerat. Protagonisti nuk i trembet ndërrimit të pushtetit. Përkundrazi. Për atë është gjë e mirë. Në fund të fundit shefi nuk i dëgjoi fjalët e tij dhe ja si përfundoi. Ai mund të zërë fare mirë vendin e punëdhënësit të tij dhe madje është i bindur deri në fund se e meriton dhe e bën më mirë atë post që do t’ja besojnë. Si përfundim më shumë duket sikur është koha e protagonistit, por pa harruar pragmatizmin. Ndërsa soji i idealistëve mund ta gjesh, po shumë, shumë larg katundit tonë të mbushur me pluhur llafe e erë haleje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here