Kreu i policisë së Tiranës tregon motivin pse u vra ish-shefi i policisë së Vlorës

0
899

Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku.

Sipas Hodajt dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë hakmarrja.

Në janar në vitit 2005 kur Cuku ishte shef i komisariatit 4 të Tiranës një i ndaluar ka vrarë veten.

Në atë kohë familjarët por edhe deputetë të opozitës akuzuan shefin e policisë se ushtroi dhunë ndaj tij që e çoi deri në humbje të jetës.

Sipas hetuesve dyshohet se kjo ngjarje është bërë shkak që të ekzekutohej Cuku.

Hodaj tha se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet./lapsi.al/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here