‘Biznes familjar’ për trafikun e kokainës në Itali, pranga dy vëllezërve shqiptarë dhe të fejuarës së njërit prej tyre

0
191

Dy vëllezër shqiptarë dhe bashkëjetuesja e njërit prej tyre kanë rënë në pranga në Breshia, pasi akuzohen se tregtonin drogë.

 

 

“Corriere” shkruan se grupi kriminal vepronte si ‘biznes familjar’ vepronte në pjesën e poshtë të Breshias deri në liqenin e Gardës. Të njëjtat burime theksojnë se përveç tre arrestimeve, (identiteti i tyre nuk bëhet i ditur) shtatë persona janë hetuar.

Sipas hetuesve, shqiptarët dhe 38-vjeçarja, shisnin kokainë, kryesisht në Breshia. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në lidhje me faktin nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here