Mediat italiane zbardhin lidhjen e Rikes me futbollistin e kombëtares shqiptare (FOTO)

0
238

Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë sfidës Itali-Shqipëri që pritet të zhvillohet në 24 mars në Palermo, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror. ‘calcionews24.com’ vlerëson kombëtaren shqiptare, ndërsa i ka kushtuar vëmendje të veçantë tifozes shqiptare, ish banores së ‘Big Brother’, Rike Roci.

 

 

“Nëse e nënvlerësoni Shqipërinë në përballjen kundër Italisë, gaboheni”. Kështu e nis shkrimin media italiane ‘calcionews24’, duke vlerësuar progresin dhe rezultatet pozitive të Kombëtares nën drejtimin e italianit Giani De Biasi.

Në shkrim thuhet se edhe tifozët shqiptarë japin kontribut duke ndjekur ndeshjet e kombëtares, ndërsa fokusi është tek tifozja seksi Rike Roci, e cila krahasohet me tifozen dhe modelen e Paraguajit Larissa Riquelme

“Tifozeria e mrekullueshme e cila gjithmonë jep një mbështetje maksimale për lojtarët të cilët në fushën e lojës japin 120 % të formës së tyre”- thuhet ne shkrim.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se Rike Roci ka pasur një lidhje dashurie me futbollistin e Napolit, Elseid Hysajn, por në realitet kjo lidhje nuk është konfirmuar as nuk është mohuar nga të dy palët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here