Kreu i LSI Tiranë/Endrit Braimllari: Vendi ka nevojë për politikanë që marrin përgjegjësi

0
312

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Endrit Braimllari ishte sot në Njësinë nr. 1 dhe nr. 8 në kryeqytet, ku zhvilloi takime me anëtarë, simpatizantë të LSI, por edhe qytetarë të paangazhuar politikisht.

Gjatë takimeve,  kreu i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari ka thekuar se LSI-a është një forcë politike që mendon për njerëzit dhe është pranë qytetarëve.

Ai tha se vendi ka nevojë për politikanë që punojë dhe marrin përgjegjësi dhe jo për show.

“Takime me strukturat e LSI në Njësinë 1 dhe 8. LSI mendon për njerëzit dhe është pranë çdo qytetari. Vendi ka nevojë për politikanë që punojnë dhe marrin përgjegjësi në shërbim të vendit. Nuk është koha për show por për punë. #LSI #NjeShansPerTeGjithe”,- shkruan Braimllari në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here