Rama kalon në këmbë para çadrës së opozitës, protestuesit në kor: Ik, hajdut, kriminel

0
317

I veshur me një pallto të gjatë ngjyrë të zezë dhe i rrethuar nga 4 truproja, Kryeministri Edi Rama kaloi në këmbë përpara çadrës së opozitës duke shkaktuar reagim të fortë tek protestuesit.

Sapo panë kryeministrin duke kaluar bulevardin nga zyra e tij drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nisën të fishkëllenin dhe ta ofendonin, duke i kërkuar dorëheqjen.

“Rama ik, hajdut kriminel”, kanë qenë disa prej thirrje të turmës së protestuesve. Ndërkohë, nga ana e Kryeministrit nuk pati asnjë reagim.

Dje, kreu i qeverisë deklaroi se ishte i gatshëm të dialogonte me opozitën madje edhe në çadrën e protestës. Por, Lulzim Basha iu përgjigj duke i thënë se në çadrën opozitare mund të shkonte vetëm për të firmosur dorëheqjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here