Historiku 25-vjeçar/ Mes injorimit, dëbimeve dhe mjerimit të Komunitetet rom dhe egjiptian

0
313

Qeveria dhe Bashkitë shqiptare nuk i kanë parë asnjëherë komunitetet Rome dhe Egjiptiane si shtetas shqiptarë, por si illegal të huaj në Republikën e Shqipërisë. Duke mos pasur eksperiencën dhe praktikat ndërkombëtare, gjithmonë kanë vepruar në dëm të këtyre grupeve vulnerabël, ku të shumta kanë qenë dëbimet me dhunë të tyre. Kjo histori mbetet e njejtë edhe në ditët e sotme.

Kështu dëbimi i Romëve në Stacionin e Trenit nuk ka qenë risi. pasi ka ndodhur dhe herë të tjera. Këtu mund ti referohemi  ngjarjeve të ndodhur anë 2005 në ish-kombinatin ushqimor, që u shoqëruan me vrasjen e të riut Dritan Hashiu 22 vjeç. Në atë rast veproi mafia e pronave që kërkoi të ndërtohedhin palate në zonë, duke mos munguar në ccështje edhe angazhimi i policisë Bashkiake. Pa paralajmërim në komunitet , fadroma i shkatërroi shtëpitë.Të nesërmen erdhi Policia dhe Dritani rezistoi më shumë nga të tjerët dhe shoqerohet në komisariat. Unë si Drejtori i Qendrës Romani Baxt duke qenë prezent në këto familje kontaktova me Avokatin e Popullit në 2005 dhe i treguam ngjarjen për dëbimin me dhunë si dhe për vdekjen që kishte ndodhur. Por nga krahu tjetër Policia e kishte dehur në masë ekstreme saqë ekspertiza e nxori sikur kishte vdekur nga alkoli dhe jo nga dhuna e ushtruar nga policia. Dritani kurrë nuk pinte.

Më pas historia e dëbimit vazhdoi në Hotel Mokra në Pogradec ku 15 familje kishin mbi 40 vjet që qëndronin në atë vend. Por papritmas asaj toke i doli pronari dhe familjet që jetonin atje prej dekadash u dëbuan pa asnjë dëmshpërblim dhe alternative tjetër. Për ta mbyllur këtë histori, institucionet vendore i dërguan në një tunel ku më parë përdorej për lëndë kimike. Kjo situatë paraqet rrezikshmëri për fëmijët dhe të rriturit.

Ndërkohë në zonën e  stacionit të trenit në vitin 2011, 37 familje Rome kishin mbi 15 vjet që banonin me Baraka. Duke qenë se historia e dëbimeve ishte bërë normale , një grup mercenaresh të paguar nga institucionet vendore dhe me arme erdhën pa paralajmërin dhe dogjën gjithë barakat. Policia kërkonte ta klasifikojë si konflikt banal midis banorëve dhe nuk deshironte ta quante si shkelje e të drejtave kur në të vërtetë ishte dhune rraciste. Çështja shkoi në Gjykatën e shkallës së parë,edhe aty u mor përgjigja e njëjte si me Policinë e Shtetit. Por ne nuk u ndalëm dhe shkuam tek Gjykata e Shkallës së dytë dhe për herë të parë në Shqipëri një gjykatë e klasifikoi si dhunë rraciste.Familjet me ndihmën e Avokatit të Popullit gjetën një tokë private por pasi disa kohësh nga pamundësia financiare banorët u detyruan të largoheshin duke shkuar tek e vetmja mundësi që i përkrahte, Avokati  Popullit. Këta të fundit duke u sensibilizuar me banorët bënë një gjest human të madh duke i strehuar në ambientet e Institucionit të AP.

Qendra e Romani Baxt që kishte në fokus fëmijët dhe edukimin parashkollor kishim krijuar prej kohësh bashkepunim me AP dhe filluam të merrnim fëmijët tek qendra për ti ushqyer ,për ti veshur,dhe ti edukonim.  Ne kërkuam të kishim bashkëpunim me shoqatat e tjera për ti ndihmuar këta familje por asnje nuk reagonte. U detyruam të strehonin në Qendrën Komunitare Romani Baxt, 58 banorë me shpenzimet tona pasi asnjë shoqatë nuk u sensibilizua të ndihmonte, madje disa ishin kundër pasi kërkonin të bënin shoë nësë familjet do qëndronin ende tek AP.Unë si Rom, por edhe si qytetar i mbajta në Qendër për 3 muaj, por më pas situate filloi të dekompozohej dhe banorët kërkuan të largoheshin për shkak se mjedisi nuk ishte i përshtatshëm. Ata shkuan sërish drejt AP. Duke parë që situate filloi të mediatizohej, Ministri  asaj kohe Spiro Ksera reagon dhe  telefonon duke propozuar që për një javë banorët të strehoshin në një ish-repart ushtarak.

Mbasi kaloi kjo javë dhe ajo që u tha u bë realitet ,bashkë me banorët nisemi për të shkuar të ish-repartit. Hasëm një rezistencë të tmerrshme pasi ishte 150 fshatarë të zonës që mbronin tokën,por me ndihmën e Policisë u bë e mundur hyrja duke ju shpjeguar që nuk donin të zaptonin vendin.

Më pas banorët u larguan drejt Uzinës Dinamo dhe ne ndërhym sërish ,por jo për strehim por për të aksesuar sherbimet publike. Një pjesë e madhe prej tyre shkuan tek Pallatet me Shigjeta, ku sërish hasën dëbim nga mafji e ndërtimeve që i debuan me dhune dhe familjet ngritën baraka në trotuar.

Monitorimi ynë ka qenë i vazhdueshëm, ku ndërtuam grup pune me bashkëpunimin me grupin e aktivistëve Rom dhe Egjiptian dhe sensibilizuam të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe kombetare duke u munduar të zgjidhnim sadopak problemet.

Pas gjithë ato kerkesash dhe letrash nuk pati asnjë reagim për strehim,dhe më pas në kërkuam një takim me Ministrin e Mirqenies Sociale në atë kohë Z.Veliaj ku u bë e mundur të krijonim pika fokale dhe pas disa kohësh duke u perpjekuar të gjenin një tokë për banorët arritëm tëe gjenim një tokë pranë Tufines. Ministria e Mirqenies Sociale u angazhua të ndërtonte banesat për familjet e prekura,dhe më në fund banorët u strehuan dhe për ne quhet histori suksesi në atë kohe pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë. Por nuk kaloi shume kohë, ku ajo toka u bë me roje dhe tani quhet Qendra Tranzitore e Emergjencave.

Në muajin Korrik 2014, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje, e cila rrezikoi që të kthehej në një ndodhi të dhimbshme për disa familje rome pranë stadiumit të qytetit. Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Vendor u kërkoi që brenda pesë ditëve të lironin banesat për shkak të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e stadiumit dhe zgjerimit të rrugës Qemal Stafa. Procesi i legalizimit, nisur prej vitesh nga këto familje, nuk u konsiderua i vlefshëm nga ana e Inspektoriatit, i cili vendosi afatin më të shkurtër ligjor për largimin e tyre.

Qendra Res Publica, përfaqësuese ligjore e familjeve, në datat 4 dhe 21 korrik depozitoi pranë Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kërkesën për pezullim nga ana e qeverisë shqiptare të vendimit të dëbimit. Komiteti pranoi kërkesat dhe i komunikoi qeverisë shqiptare masën e ndërmjetme mbrojtëse, për pezullimin e dëbimit të çdo familje nga banesat e tyre. Këto vendime të marra nga Komiteti konsiderohen një arritje e jashtëzakonshme, pasi vendosen vetëm në rastet kur dëmi i shkaktuar ankuesve është i pariparueshëm dhe në mungesë të mjeteve të brendshme efektive të ankimit. Vetëm tre janë vendimet e marra në rang ndërkombëtar, për raste dëbimesh të komunitetit Rom përkatësisht në Bullgari, Greqi dhe Shqipëri.

Po në të njëjtin vit pra në 2014 në zonës e Selitës u shfaq në mënyrë zyrtare Qeveria Shqiptare e cila do ndërtonte unazën e madhe,por aty jetonin mbi 60 familje rome dhe jo rome të cilat prekeshin drejtpërdrejt nga unaza,sipas aktivistëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian treguan për Gazetën Standard që ne bashkë me banorët kemi luftuar për 2 vite e 6 muaj që banorëve të mos i prishej shtëpitë e tyre. Në këtë hark kohor janë dërguar me qindra kërkesa,peticione,protesta,takime me institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria bashkë me institucionet nuk reagonte por i injoronte. Ata kërkonin ti lenin banorët pa asnjë mundësi tjetër strehimi,por në këtë debim me dhunë nuk ishin vetëm Komuniteti Rom por edhe pjesa tjetër e shoqërisë që u bashkuan dhe luftuan për të drejtën e tyre. Disa prej familjeve nga mazhoranca përfituan dëmshpërblim pasi kishin të njohur në administratë ndërsa Romët jo pasi nuk kishin miq dhe shtëpitë e tyre u prishën duke i dhenë 2 vite qira të subvencionuar dhe duke i harruar. Në muajin Mars të vitit 2017 mbaron kontrata e 2 viteve qira dhe banorët janë tepër të shqetësuar se cfarë do ndodhi me jetën e tyre. “Tani që kazanat i mbyllën shtëpitë na i kanë prishur,deri në Mars jemi me qira po më pas cfarë do ndodh me ne ?”-tha N.Muharremi banore e zonës së Selitës që është prishur shtëpia nga ndërtimi i unazës. Grupi i Aktivistëve që kanë qenë gjithmonë pranë me banorët tregon që përpjekjet tona s’do kenë fund.

Në vitin 2015 jemi njohur me rastin e 60 familjeve Rome që jetonin në zonës e Bregut të Lumit prej 25 vitesh. Debatet me Bashkinë Tiranë kanë qenë të vazhdueshme nga ana e banorëve dhe aktivistëve pasi nuk kishin asnjë plan konkret për banorët. Nisi me shumë kërkësa,peticione,protesta ky dëbim që do i bëhej. Burime të sigurta për “Standard” na treguan që përfaqësues nga Bashkia Tiranë shkonin në familjet Rome dhe Egjiptiane me një letër ku kërkonin të firmosej,por banorët nuk dinin të lëxonin dhe sipas aktivistëve në letër shkruhej që banorët të largoheshin me dëshirën e tyre nga vëndbanimet. Por kjo gjë u pasua me shumë debat të ashpër nga banorët dhe aktivistët pasi po tentonin të mashtronin banorët. Këta të fundit kërkuan një tokë ku të ndërtonin shtëpitë e tyre. Pas shumë takimesh me Bashkinë,ata u detyruan të gjenin një tokë të përshtatshme për 60 familje që jetonin në Bregun e Lumit. Bashkia kishte gjetur një tokë në Lana-Bregas një ish-repart ku do ndërtohëj banesa për gjithë familjet që ishin prekur nga rehabilitimi i Lumit të Lanës. Por me ardhjen e dimrit, koha filloi të përkeqësohej dhe reshjet shkaktuan përmbytje në atë zonë ku jetonin 60 familje. Disa prej barakave u shkatërruan dhe për një javë banorët u strehuan tek një palestër shkolle,dhe aty Bashkia reagoi me vonesë. Deri sa situata u rregullua,nisi evakuimi i 40 familje në një ndërrmarrje pranë Pallatëve Sociale ku Bashkia i ka vënë në dispozicion cadra. Gazetarët e Standart shkuan dhe verifikuan që gjëndja e banorëve ishte shumë alarmante pasi Bashkia i ka strehuar vetëm me cadra. Vetëm disa familje u kanë dhënë soba për tu ngrohur ndërkohë që dera kryesore nuk ekziston dhe natën është shumë ftohtë. Banorët prej disa ditësh nuk kanë ushqime pasi Bashkia së fundmi me vendim ka nsiur të mbyllë punën individuale të kolektorëve. Kazanët ishin e vetmja mundësi punësimi për të nxjerrur bukën e përditshme të këtij komunitetit. Sipas Bashkisë Tiranë, banorët do qëndrojnë aty për rreth 6 muaj deri sa të ndërtohen banesat e tyre në zonën e Lana Bregasit.  Tani jemi në fundit e vitit 2016 dhe një zonë tjetër tek zona e Siri Kodrës në Tiranë ka rrezik për dëbim të romëve.

 

Problemet e strehimit

Organizma të ndryshëm ndërkombëtare kanë kritikuar Shqipërinë për mungesën e një legjislacioni të përshtatshëm që të garantojë të drejtën e strehimit dhe të mbrojtjes nga dëbimet me force për grupet në nevojë, në mënyrë të veçantë për komunitetin rom dhe atë egjiptian. Mungesa e parashikimeve ligjore që mundëson zgjidhje alternative për strehimin dhe kompensimin e tyre është arsyeja e këtij qëndrimi. Situata e strehimit të familjeve rome dhe në përgjithësi e familjeve në nevojë, të cenuara nga mungesa e procedurave të brendshme ligjore është ngritur me shqetësim nga Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara në raportin drejtuar Shqipërisë. Autoritetet shtetërore nuk treguan sërish vullnet për të rregulluar këtë situatë problematike që zgjat prej vitesh dhe në ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Në një intervistë për gazetën Standart përfaqësuesi i Avokatit të Popullit na tregon për rastin e dëbimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian në zonën e Liqenit të thatë.

Flet përfaqësuesi i AP

“Kjo është një çështje që ne e kemi filluar ta trajtojmë me iniciativ që është piketa e parë që duhet të bëjmë duke patur parasysh që ne trajtojmë çështje që vijnë me ankes por edhe me inisiativë. Dhe normalisht kjo ka qenë edhe strategjia jonë dhe mënyra si I jemi afruar cështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin rom dhe egjiptian. Shpesh herë kemi marrë inisiativë dhe kjo është një nga cështjet po themi më të spikatura dhe ne kemi ndërhyrë për një komunitet të gjerë dhe jo thjesht për individë. Jemi vënë normalish në dijeni nga gazetat, shtypi i përditshëm për një deklaratë nga kryetari i bashkisë për lëvizjen e komunitetit dhe terminologjia sepse terminologjia e përdorur ka të bëjë me rastin dhe ka një kuptim të caktuar për mënyrën e trajtimit. Për një afat të caktuar që ishte dhënë komunitetit për të jetuar tek liqeni artificial dhe për një gjuhë tjetër të përdorur kur flitej për zaptim trualli , kushte miserable jetese, dmth., gjëra të këtij lloji në terminologjinë e përdorur. Duke qënë se ne kemi patur përgjrgjësi të madhe gjatë gjithë këtyre viteve për trajtimin e cështjeve që kanë të bëjnë me kushtet e jetesës së komunitetit romdhe egjiptian në vecanti,jemi vënë në lëvizje të menjëhershme , kuptohet që gjëja e parë që është bërë nga ana jonë ka qenë shkuarja në vend, marrja në kontakt me persona dhe komunitetin që jetonte në atë vend atje dhe njëkohësisht ka ndodhur dhe një zhvillim paraleledhe shoqëria civile ka dashur që në mënyrë të menjëhershme të kontaktoj me institucionin, të kemi një tryezë të përbashkët koordinative për strategjitë e mundshme.

Nga ana tjetër është bërë një kërkesë bashkisë për të realizuar takimin i cili u realizua jo me kryetarin por me një nga zv/kryetarët e stafit mbështetës të kabinetit, ku është diskutuar për cështje e na janë dhënë disa të dhëna praprake. Kemi kërkuar një informacion paraprak, pra kemi synuar që ne të qartësojmë në cfarë lloj terreni ligjor, administrative dhe faktik po veprohet nga ana e bashkisë. Kuptohet që zhvillimet kanë qenë urgjente qoftë në aspektin kohor, në cfarë ndodhte realisht në terren etj. Ajo që mund tju them që pavarësisht këtyre dy hapave ne kemi vazhduar me pjesën e hetimit administrative. I kemi bërë kërkesë për shpjegime bashkisë së tiranës se cfarë ishte menduar për këtë komunitet. Të gjitha këto janë bërë me referenc të disa standarteve ndërkombëtare të cilat nuk I kemi përcaktuar ne si institucion por që janë në rang kombëtar.

Për ti dalë para një zhvillimi të mundshëm i cili tejkalonte çdo normë të mundshme të trajtimit ligjor të çështjes,ne e kemi trajtuar me një rekomandim të Bashkisë së Tiranës.Qëllimi i rekomandimit ka qenë tërheqja e vëmendjes dhe sjellja në vëmendje të Bashkisë, pikërisht ato standartet evropiane që përmenda,edhe nëse nga ana e bashkisë është në qendër të vëmëndjesqë të zhvillohet një procedurë apo një situatë lëvizje. Për hir të së vërtetës, reagimi i Bashkisë ka qenë ai që dihet tashmë, lëvizja e ashtuquajtur e komunitetit ka qenë e pjesshme dhe është realizuar për një afat të tejkaluar nga Bashkia e Tiranës,të zhvendosej gjithë komuniteti. Realisht ajo situatë të cilës ne i druhemi se do të ndodhte, ka ndodhur tashmë. Ne vazhdojmë të themi se rasti i zhvendosjes së atij komuniteti është bërë në kushtet e dëbimit me forcë nga vendndodhja e tyre. Sjell pak në vëmendje faktin që ai komunitet kishte mbi 5 vite që jetonte aty nën monitorimin e Bashkisë së Tiranës dhe nuk kishte patur problematika të tilla.

Bashkia e Tiranës gjatë kësaj kohe ka nxjerr teorinë që ne kemi kontaktuar me të gjithë bashkitë e tjera të origjinës së personave që ishin aty. Me hetimin që bëmë rezulton se asnjë nga bashkitë e përmendura nga ajo e Tiranës ose nuk është kontaktuar fare ose skanë patur mundësi ta trajtojnë këtë çështje ashtu siç duhet ligjërisht./Brejdon Xhavara/standard.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here