Tetë mijë marshues në paradën e inagurimit të Presidentit Donald Trump

0
168

Tetë mijë marshues nga 40 banda dhe njësi kalorësish kanë pranuar ftesën për Paradën pas betimit të Presidentit Donald Trump dhe zv/presidentit Michael R.Pence, në Capitol, më 20 Janar, 2017.

Lajmi është konfirmuar, ditën e djeshme, e premte, nga Sara Armostrong, CEO e Komitetit për Inagurimin Presidencial.

Amstrong ka bërë më dije se pjesëmarrësit do të ndjekin me të njëjtin hap presidentin dhe zv/presidentin në rrugën “Pennsylvania Avenue”.

Ajo theksoi se përveç “Border Patrol Pipes” dhe “Drums Corps”, në pjesëmarrësit e paradës përfshihen banda të shkollave të mesme, të universiteteve, korpse kalorësish dhe grupet e veteranëve.

Trump dhe Pence do ta bëjnë betimin në Frontin Perëndimor të Selisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Bashkë me ta do të jenë familjet e tyre, anëtarët e Kongresit, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, Trupi Diplomatik dhe miq të tjerë të shquar që janë ftuar.

Ditën para 20 Janarit kur transferohet pushteti, në Varrezat Kombëtare të Arlington do të vendoset një kurorë që do të shoqërohet nga një koncert pranë Memorialit të Linkoln.

Do të jenë të përfaqësuar të gjitha degët e ushtrisë, përfshirë edhe kadetët nga akademitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here