Përdhunoi nusen e “djalit” pastaj kërkoi kafe/ Dëshmia e vjehrrës do ju habisë: Ajo del në rrugë dhe…

0
219

Një 56-vjeçar nga Valiasi u dënua sot nga Gjykata e Tiranës me 9 vjet burg pasi përdhunoi nën kërcënimin e thikës nusen e djalit të bashkëjetueses së tij, pasi e kishin thirrur në banesën e tyre për drekë.

Në rrëfimin e saj para gjykatës, Xh. Kovaçi tregoi me detaje përdhunimin, ndërsa shtoi se gjithçka ka ndodhur në dhomën ngjitur me atë ku qëndronte vjehrra e saj, madje përdhunuesi e vuri në dijeni për gjithçka dhe i kërkoi t’i përgatiste edhe një kafe.

 

Por vjehrra, Xh. Kovaçi ka dëshmuar gjëra të tjera para hetuesve. Sipas saj nusja ka ardhur në banesën e tyre me shenja në trup, ndërsa është një person që pi alkool e hashash dhe del në rrugë.

Vjehrra L. Kovaci, vjehrra e Xh. Kovacit ka thënë para hetuesve se: “Më datë 01.07.2016, nusja ime Xh…, ka ardhur te shtëpia ime në Valias. Ajo ka qenë me djalin e vogël dhe ka ardhur rreth orës 09:30. Pasi ka ardhur kemi bërë të dyja drekën, kemi ngrënë unë, Xh…, dhe Sh., ku pas dreke kemi dalë nga shtëpia. Ajo ka ikur për në Tiranë. Pas 5 ditësh ajo ka bërë denoncimin në fjalë. Dua të sqaroj se, kur ka ardhur në shtëpinë tonë, ajo ka pasur shenja nxirje në trup, si dhe unë e kam pyetur se përse i kishte ato të nxira, ajo më ka thënë se ishte rrëzuar. Dua të sqaroj se Xh…, pi alkool dhe del në rrugë, ku më kanë thënë se ajo pi dhe hashash”, është shprehur L. Kovaci.

Ndërkohë, nga ana e organit të akuzës, është bërë ekspertimi mjekoligjor, i cili arrin në përfundimin që Xh. Kovaci është e defloruar e vjetër. Tek ajo, pavarësisht se janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore nuk mund të justifikojnë faktin se këto dëmtime i ka shkaktuar i pandehuri dhe bien poshtë edhe me dëshminë e shtetases Liljana Kovaci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here