Shqipëria “pushton” Italinë, kapet një ton marijuanë (Foto&Video)

0
186

Italia vijon të jetë vendi i “preferuar” për trafikantët shqiptarë. Një tjetër sasi gjigante është sekuestruar nga policia e vendit fqinj në 4 operacione të ndryshme të skuadrës së antidrogës në Leçe. Bëhet fjalë për rreth një ton marijuanë.

Në kuadër të operacioneve në pranga kanë përfunduar katër shtetas shqiptarë dhe italian. Ndërsa janë sekuestruar një kallashnikov me disa fishekë, të cilat janë gjetur në makinën e dy shqiptarëve me inicialet V.S. dhe S.N. që jetojnë në veri të Italisë, ku kishin fshehur në bagazh edhe 70 kg marijuanë.

Një tjetër shqiptar, i cili ngiste një karroatrec teksa u ndalua për kontroll, iu gjetën 130 kilogramë marihuanë. 100 kg të tjerë u zbuluan në një tjetër makinë, e drejtuar nga një shqiptar 23 vjeçar me inicialet R.S. i cili ishte po ashtu vinte nga Veriu i Italisë. Së fundi, 500 kg marijuanë u zbuluan në një fshat jashtë Acaya.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here